Banorët e Karaçevës apel krerëve të shtetit, mos lejoni të na mbyllet shkolla

Banorët e Karaçevës apel krerëve të shtetit, mos lejoni të na mbyllet shkolla
Banorët e Karaçevës apel krerëve të shtetit, mos lejoni të na mbyllet shkolla

Selver Lenjani

  • 08 May 2021 - 10:58

Shkruan: Selver Lenjani

 Letër e hapur për Institucionet Relevante te Republikës së Kosovës,  Z. Kryeministër Albin Kurti Z. Presidente Vjosa Osmani dhe Z. Krye parlamentarin Glauk Konjufca. Kërkohet ndihma e juaj për çështjen e Arsimit në Kamenicë,  ju lutem na dilni në ndihmë për hapjen e shkollave në Kamenicë.

Jemi te zhgënjyer me vendimin që ka marr kryetari i Komunës Z. Qëndron Kastrati qe inspektoret komunal te arsimit pengojnë punën ne shkollën fillore Asllan Thaçi- procesin mësimor dhe personeli arsimor ja kanë tërheq vërejtjen inspektoratit te arsimit te na lironi shkollën sepse hapja e kësaj shkolle eshte me vendimin e ministres se arsimit Z.Arberia Nagavci dhe bashkësia lokale ne e përshëndesim për punen dhe guximin qe e ka marr ministria ne fjalë per hapjen e shkollave ne nivel komunal te Komunës Kamenicës.

Valle institucioneve te R. Kosovës mos na pengoni procesin mësimor ne shkollën fillore Asllan Thaqi sepse me shume mundi është hapur kjo shkollë dhe mëngjesi i sotëm i gjeti te zbehur nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin teknik. I bëjmë thirrje Kryetarit te Komunes mos dergoni Inspektor Komunal sepse nuk jeni ju te autorizuar qe te pengohet procesi mësimor ne shkollat e Komunës sonë.

Urojm qe bashkësia lokale e fshatit Karraceve dhe banoret e brezit kufitar qe te mos pengohet procesi mësimor sepse ne gjitha kohërat lapsi,ditari,arsimtari i ka përballuar dhe vazhdimisht do ti përballojmë. Kryetar ju lutem mos e pengoni procesin e zhvillimit mësimor sepse nje gje e tille nuk do te lejohet as nga Bashkësia Lokale e as nga banoret e Brezit Kufitar. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".