Profesori i njohur e zbulon skandalin: A kishte marrëveshje të fshehtë mes Thaçit dhe Vuçiqit...

Profesori i njohur e zbulon skandalin: A kishte marrëveshje të fshehtë mes Thaçit dhe Vuçiqit...
Profesori i njohur e zbulon skandalin: A kishte marrëveshje të fshehtë mes Thaçit dhe Vuçiqit...

Muhamet Kelmendi

  • 10 May 2021 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Paraqitja e padisë për gjenocidin serbomadh ndaj shqiptarëve në Kosovë është fitore e madhe. Këtë nuk e zbehin deklaratat pa asnjë analizë të qartë politike dhe juridike mbi padinë. Pavarësisht nga thash e thënat e ndonjë individi, edhe të Xhavit Halitit, paraqitja e padisë, me argumente e qon më teje dhe e propagandon shumë më shumë çështjen e dhunës dhe të gjenocidit serbomadh mbi shqiptarët e Kosovës. Sikur mos të ishte kështu nuk do të kishim nervozizmin dhe kundërshtimin e ashpër të kriminelit Vuçiq. Ai tha: " Unë këshilloi që mos të bëjnë këtë padi... Kjo mundë të bëhet vetëm nëpërmjet Shqipërisë." Deklarata e tillë është mjaft kuptimplotë dhe tregon se sa kanë frikë kriminelët e Beogradit nga një gjykatë e tillë ndërkombëtare mbi gjenocid.

Çështja e padisë ka anët e veta shumë pozitive. Së pari, sepse angazhohen organet e Kosovës, individët dhe mekanizmat civil në tubimin e fakteve dhe të dëshmive për krimet makabre të shtetit serb. Së dyti, tregohet me fakte se çështja e dhunës, terrorit etj., që përkufizohet me termin gjenocid, ka qenë e planifikuar dhe e organizuar nga shteti serb dhe se organet kanë vepruar në bazë të planit për serbizimin e Kosovës, si bazë e racizmit serbomadh mbi territoret shqiptare dhe së treti, bëhet një gjykim. Me atë hapen portat e propagandës dhe fiton në peshë më të madhe çështja shqiptare. Kuptohet se fitorja është e vështirë.

Mirëpo ia vlen padia e tillë të bëhet nëpërmjet të shtetit shqiptar dhe se kështu krijohen edhe bashkime më të forta dhe çështja bëhet temë e diskutimit dhe e shkëmbimit të provave, që me siguri, tregojnë dhunën gjenocidiale serbomadhe. Arsyetimet e bëra nga Xhavit Haliti dhe halitat tjerë tregojnë papërgjegjësi dhe mos dëshirë për një padi. Pavarësisht nga këshillimet nga jashtë, nëse ka pasur të tilla këshillime për Hashim Thaçin, padia për gjenocid e dëmton Serbinë. Nuk është e njëjtë paraqitja e padisë me mos paraqitjen e saj. Paraqitja e padisë për gjenocide e ven shtetin serb në bankën e të akuzuarit për gjenocide.

Kjo është fitore. E fitorja përfundimtare varet shumë nga provat, dëshmitë dhe faktet. Këtu duhet Kosova të përgatitet me fakte dhe me dëshmi të nduarduarshme. Kuptohet se në atë gjykatë ka shumë politike. Por, pavarësisht nga qëndrimet e shteteve, me fakte dhe me dëshmi demaskohen mjaftë edhe shtetet e tilla. Në Kosovë kemi fakte për djegiet dhe për masakrimet. Janë me mijëra dëshmitar që tregojnë depërtimet me dhunë dhe me terror. Ka shumë fakte që provojnë masakrimet e mëdha nëpër fshatrat dhe qytetet shqiptar. Kemi gjithashtu edhe prova e dëshmi për përdhunime të femrave dhe të burrave.

Ka shumë dëshmi mbi masakrimet e fëmijëve dhe të shumë femrave, meshkujve etj. nëpër fshatrat. Kuptohet se këto dëshmi duhet të tubohen. E këtu vlejnë shumë deklaratat e shumë politikanëve ndërkombëtar në vitin 1998 dhe 1999 mbi planin "Patkoi" të shtetit serb. Me këtë tregohet qartë gjenocidi. Faktet tregojnë se paraqitja e padisë është e domosdoshme dhe shumë e pritur nga populli shqiptar. Fitimet janë të mëdha. Natyrisht se përfundimi nuk dihet, e megjithatë, Kosova me padi është fitimtare e procesit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".