Ramush Haradinaj, syri dhe veshi i atdheut !

Ramush Haradinaj, syri dhe veshi i atdheut !
Ramush Haradinaj, syri dhe veshi i atdheut !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 10 May 2021 - 09:08

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI      

Në theks !

*** Ata popuj që i çmojnë dhe i nderojnë heronjtë e tyre të rënë dhe të gjallë kanë ardhmëri dhe janë të çmuar dhe nderuar nga popujt e tjerë liridashës dhe atdhedashës.

Më 9 maj 2021, në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës, Ramush Haradinaj ( kryetar i AAK-së)  së bashku me bashkëpunëtorët e  tij, si dhe me familjarët e Ilir Konushefcit nga Prishtina dhe të mjekut Hazir Malaj nga Tropoja e Shqipërisë, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh  në varrezat e tyre,  në shenjë nderimi  dhe vlerësimi të lartë të sakriicës, të flijimit dhe të heroizmit të tyre për lirinë diellninë e Kosovës, të cilët, para 23 vitesh u vranë nga plumbat e tradhtisë dhe të pabesisë së terroristëve shqipfolës-bandës së Bislim Demirit nga Tropoja, më 9 maj 1998 në vendin e quajtur “Përroi i Poravit”, rrethi i Pukës, Qarku i Shkodrës.

Kryetari i Aeancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gjenerali dhe Heroi Ramush Haradiaj, duke bërë homazhe  varreve të heronjve: Ilir (Halit) Konushefci dhe Dr.Hazir Malaj, më 9 maj 2021. (Foto: Gazeta in Fokus.com)

Faleminderit Z.Gjeneral i madh në luftë e në paqe !

Faleminderit, Z.Komandant Ramush Haradinaj, që  si  në ditët më të vështira të luftës nën breshrinë e plumbave të armikut shfarosës serbian dhe të hyzmeqarëve të tij kuislingë shqipfolës, asnjëherë nuk u trembe dhe nuk u ligështove përpara tyre, por ua dhe hakun e merituar.

Po ashtu, edhe sot në paqe, asnjëherë nuk u ndave  dhe nuk i harrove VLERAT-bashëluftëtarët dhe bashkëheronjtë  tuaj të gjallë dhe të rënë, të cilët nuk kursyen  jetët e tyre për mbrojtjen  dhe për lirinë e popullit dhe të Kosovës, siç ishin edhe vëllezërit tuaj heronj: Luani dhe Shkëlzeni, si dhe Iliri,  Adriani, Haziri, Zahiri, Ademi, Ramadani, Zejnullahu, Edomondi, Lladrofci… e qindra  të tjerë, që sot u bënëSIMBOL i PAVDEKSHËM në FLAMURIN E LIRISË dhe të Pavarësisë së Kosovës shqiptare.

Plot 23 vjet, lotë, dhembje, pritje, ankth dhe padrejtësi !

Kur jeni duke bërë homazhe pranë varreve të Ilirit dhe të Hazirit në Varrezaat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të rënies së Ilirit dhe të Hazirit te Përroi i Poravit, rrethi i Pukës në Shqipëri, më 9 maj 1998, babai i Ilirit, Baca Halit, e falënderoi nga zemra Ramush Haradinajn, i cili (ashtu si vëllezërit,  Luanin e Shkëlzenin), kurrë nuk i harroi as për së gjalli e as për së vdekuri as Ilir Konushefcin e as Dr. Hazirin dhe shumë dëshmorë të tjerë të UÇK-së

BACA HALIT:

“Z. Gjeneral, Ramush Haradinaj, të lumtë pushka e lirisë!

-Ti je zemra, zëri dhe veshi i shqiptarisë!

 “ZËRI, ZEMRA DHE VESHI I ATDHEUT”

Faleminderit Z. Gjeneral dhe komandant i UÇK-së, Kryeministër i Kosovës,  Ramush Haradinaj !

Babai i Ilirit, Baca Halit me kryeministrin Ramush Haradinaj

“Për mua  si prind, i vetmi ngushëllim është që djalin  tim, Ilirin  e solla në Prishtinë në Varrezat e  Dëshmorëve në Velani. Për këtë akt të rivarrimit të Ilirit dhe të Hazirit nga Tirana në Prishtinë, meritat kryesore i ka  komndanti i UÇK-së, përkatësisht ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj,  i cili më 27 Nëntor 2018, organizoi homazhe në Kuvendin e Kosovës dhe, në Akademinë Përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës,  mbajti fjalën kryesore me rastin e përkujtimit të 20-vjetorit të rënies së heronjve, Ilir Konushefci dhe Dr.Hazir Malaj. 

Për gjithë këtë vepër të madhe patriotike, përkujdes dhe nderim të madh birit tim Ilir Konushefci dhe të Dr. Hazir Malës, të cilët ishin të pandarë gjatë luftës së UÇK-së, i shpreh mirënjohje dhe  e falënderoj nga zemra  ish-kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

–Faleminderit , z. Gjeneral, komandant dhe hero i gjallë dhe i lavdishëm i UÇK-së, bashkëluftëtar i birit tim, Ilirit, të cilin e deshe, e respektove, e ndihmove dhe e nderove aq shumë si vëllezërit tu heronj të Kosovës, Shkelzenin dhe Luanin. “ (Fragment nga libri për Ilir Konushefcin).

-Faleminderit Z. Gjeneral,

 Faqja e bardhë e lirisë dhe e shqiptarisë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".