Padia për krime lufte kundër Serbisë të mos mbetet vetëm premtim emocional, të bëhet realitet

Padia për krime lufte kundër Serbisë të mos mbetet vetëm premtim emocional, të bëhet realitet
Padia për krime lufte kundër Serbisë të mos mbetet vetëm premtim emocional, të bëhet realitet

Jahir Bejta

  • 10 May 2021 - 11:39

 Shkruan: Jahir Bejta

Shoqata Ngritja e Zërit

 -Tani krerët e shtetit ka qen dashtë ti mbajnë premtimet. Ata edhe gjatë fushatës, para dhe pas ndërtimit të institucioneve për vizion dhe mision e kishin; zbardhjen e fatit të të pagjeturve, ndjekjen e kryesve të krimit dhe kërkesën për dëmshpërblim.

Ndaj, mu në ditën kombëtare të të  pagjeturve me 27 Prill, krerëve të shtetit; Presidentes znj. Vjosa Osmani dhe Kryeministrit z. Albin Kurti ua dorëzova parashtresën e protokoluar, përgatitjet profesionale dhe ngritjen e padisë për gjenocid, çoftë në Gjykatën Speciale apo Dhomat e Specializuara, të cilat kanë juridiksion edhe ndaj serbëve në cilësinë e kryesve të krimeve,  apo në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë por nëpërmjet Shqipërisë e cila është pjesë e OKB-së.

Tani mbetet me pa se a do ti mbajnë premtimet krerët  i shtetit apo do të veprojnë si qeveritë e kaluara. Sa i përket ngritjes së padisë për gjenocid mundë të ngritët në GJND nëpërmjet Shqipërisë, kurse sa i përket në Gjykatën Speciale apo dhomat e specializuara aty mund të paditen vetëm individët, serbët si kryes të krimeve, pasi që ajo gjykatë ka juridiksion edhe për serbët si kryes të krimeve. Por sipas Prof. Ismet Salihut padia ndaj shtetit serb për krime lufte mund të ngritët edhe në Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Romës si gjykatë e përhershme për krime penale të cilat janë në kundërshtim me të drejtën humane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".