Politika e lidhur me krimin për dy mandate e bllokoi reformën në drejtësi nga frika e ligjit VETING!

Politika e lidhur me krimin për dy mandate e bllokoi reformën në drejtësi nga frika e ligjit VETING!
Politika e lidhur me krimin për dy mandate e bllokoi reformën në drejtësi nga frika e ligjit VETING!

Ragip Guraziu

  • 10 May 2021 - 17:17

Shkruan: ANALIST- Ragip Guraziu

Konstatimi është i qartë dhe i saktë që tregon se reforma përmes rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë nuk ishte gjë tjetër veç se një mashtrim i madh dhe thellim i kapjes e instalimit të plotë të strukturave kriminale kudo, por sidomos në drejtësi-:Prokurori dhe në Gjykata, në KPK dhe KGJK, në Polici , në AKI , në ATK dhe Dogana, etj.

Mendësia e të gjitha Qeverive të deritashme dhe politikanëve kosovarë, liderëve të partive, sidomos pas 13 vjetorit të Shtetit të Kosovës, ka dështuar tërësisht sa i takon ndërtimit të shtetit funksional të së drejtës, kështu që edhe jemi këtu ku jemi! Kjo po vërtetohet edhe po konstatohet me fakte, pas daljes në sipërfaqe të të gjitha raporteve negative për sistemin e drejtësisë, raporte këto që na bëjnë të kuptojmë se e ashtuquajtura reformë përmes të ashtuquajturit Rishikim Funksional të sektorit të sistemit të drejtësisë, të proklamuar nga të gjitha mandatet e qeverive të kaluara, kryesisht të drejtuara nga PDK-ja me Ministrinë e Drejtësisë, qëllim të vetëm kanë pasur vendosjen nën kontroll të plotë të sistemit të drejtësisë.

Tani edhe pse ky proces kishte pasur një mbështetje në projekt nga Shtetet e Bashkuara si dhe Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar, Rishikimi Funksional i sektorit të sistemit të drejtësisë, që ishte investim i madh edhe në kuptimin financiar edhe e ekspertizës, ka mbetur projekt në letër pikërisht për shkak të refuzimit që kryefjalë e kësaj reforme të jetë ligji VETING të cilit i bishtëroi qëllimisht politika dhe drejtuesit e sistemit të drejtësisë të bashkëlidhur e ndikuar me krimo-politikën e kohës.

Ai projekt reforme mbeti i dështuar duke u marr vetëm me karakterin e një fushate të thjeshtë për konsum politik sepse ishte pikërisht kërkesa sistematike që adresohej nga ekspertët ndërkombëtar, kryesisht nga ata amerikan, për futjen në pako të reformës ligjin VETING, ajo që e bashkoi krimin politikë dhe strukturat e inkriminuara brenda sistemit të drejtësisë për ta penguar dhe sabotuar, iniciativën për VETING duke blerë kohë dhe pamundësuar atë, proces që e morri së fundi seriozisht vetëm e vetëm Qeveria Kurti 2.

Sa i përket kësaj të fundit, Kryeministri Albin Kurti, duhet ta dërgon përpara pa vonesë bërjen dhe zbatimin e ligjit VETTING sepse drejtësia funksionale e profesionale është në funksion të drejtpërdrejtë të zhvillimit të shtetit, fushë ku kemi stagnuar dhe i kemi punët llugë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".