Me Serbinë, Z. ZKM Besnik Bislimi s ‘negociohet me gjithologë po me ekipe profesionale

Me Serbinë, Z. ZKM Besnik Bislimi s ‘negociohet me gjithologë po me ekipe profesionale
Me Serbinë, Z. ZKM Besnik Bislimi s ‘negociohet me gjithologë po me ekipe profesionale

Fadil Maloku

  • 12 May 2021 - 11:52

Shkruan: Prof.Dr.Fadil Maloku

 Shpresa e Vuçiqit për “një kompromis” në negociatat që është duke i rindërtuar e ridizajnuar Ai përmes agjitimit dhe lobimit perfekt të ekipit të tij profesional për gjithë këto dy dekada të pasluftës, bashkë me naivitetin amputuar qëllimshëm për gjëja ”njohje reciproke”, janë dy perceptime të dëshirueshme, por njëkohësisht edhe dy ligjërime antagoniste në ligjërimet tona publike politike.

Klod Levi Straus, një antropolog i mirënjohur në qarqet shkencore e ka një thënie antologjike (mendoj unë) kur analizon raportet sociokulturore midis shoqërive të ndryshme, që përafërsisht parafrazohet kështu; “pothuajse, çdo raport ndëretnik posedon një nivel imagjinar dhe në tjetër të realizuar…”. Edhe Vuçiqi, edhe Thaçi e edhe Mustafa “ushqyen” një “raport të tillë binar”.

Bile Ish KM Hoti, shkoj aq larg sa që “njohjen reciproke” na e ofronte në ditë…!? Duke lënë kështu përshtypjen se “kjo tani është punë e kryer”, dhe se thënia e famshme e Vuçiqit se ”shqiptarët s’mund t’i fitojnë të gjitha e Serbia, asgjë”, ka mbaruar!? Ishte ky një naivitet i paparë diplomatik, dhe një nonsens i padëgjuar i adoleshences politike!?

Po si mund të ndodhë kjo  ”njohje reciproke” nga ana e Serbisë, kur dihet botërisht që Ajo, fare s’e ka ndërmend me bëjë këtë? Shto këtu edhe vendimmarrjet e luhatura, eufemiste, e shumë improvizuese të Brukselit zyrtar!

Nëse, ekipi i ( gjithologëve të përzgjedhur nga ana e ZKM Besnik Bislimi) ekspertëve” kosovarë, në negociatat (jo dialogun, harrojeni këtë̈ termë!) me Serbinë, vazhdon të shkojë me duar në xhepa (dhe vetëm sa për t’i arsyetuar mëditjet e majme), ashtu siç̧ shkonte me angazhimi i tyre me ish bossat e “ndryshimit të kufijve” (Thaçi) dhe të “Zajednicës”(Mustafa), atëherë, vajë halli për Kosovën!?

Sepse, Serbia, ka kohë që është duke kërkuar një koncenzus të brendshëm nacional, për negociata finale me Kosovën, ku e ka qartë dhe saktë se çfarë është duke dashur me “kompromisin” e dhimbshëm. Në ndërkohë̈, në taborin tonë deri më sot asnjë̈ qeveri e pasluftës, deri më tash nuk ka shku me ndonjë platformë (1-… pikëshe) të caktuar, unike e decidive!?

Të paktën bile, me një faqe e gjysmë!? Por, kanë shkuar, si thuhet me duar në xhepa (rasti më i mirë ilustrativ është̈ ky i fundit i Dullës, në Washington), duke menduar e shpresuar që “Amerika” na e rregullon këtë̈ punë!? Naivitet dhe papërgjegjësi e paparë, si ndaj procesit të shtet  ndërtimit ashtu edhe interesave afatgjata kombëtarë!

Dhe tani, si mund të mendohet t’i rezistohet me aq lehtësi e komoditet makinerisë diplomatike serbe, që në prapaskenë e ka edhe Rusinë putiniane e edhe Kinën ekspansioniste?! Kështu që ZKM Besnik Bislimi, mos nxito me u futë i  pa  përgatitur nē këtë farë “odisejade” pa kry me Serbinë̈, ku që tani po ua them botërisht; që ajo fare s’është̈ e interesuar tē mbarojnë̈ negociatat me Kosovën (lexo; Amerikën).

Këshillë; konsulto opozitën (jo vetëm PDK-n, LDK-n e AAK-n, po edhe tjerat jashtëparlamentarë); merr opinione nga miqtë̈ (se ata janë hisedarë dhe fascilitues i interesave të tyre gjeostrategjike në rajon); konsultohu me ASHAK-un (se aty edhe pse janë̈ ca pleq senil që marrin paga të majme, janë edhe ca të mençur); merr miratimin formal të shoqërisë̈ civile (sepse, ajo ende nuk është aq e pjekur dhe neutrale në vendimmarrje të interesit kombëtar); animo dhe sensibilizo qytetarinë, kërko e angazho ekspertë tanë me diploma specifike për negocime strategjike…etj. Ndryshe, krejt qasjet tjera janë veç̧ folklor hesapi…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".