Të kërkohet llogari nga biznesmenët, të cilët i kanë hapur rrugë krimit të organizuar!

Të kërkohet llogari nga biznesmenët, të cilët i kanë hapur rrugë krimit të organizuar!
Të kërkohet llogari nga biznesmenët, të cilët i kanë hapur rrugë krimit të organizuar!

Dardan Grapci

  • 13 May 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Vetëm zbatimi i ligjit për konfiskim të pasurisë mund ta kthjellë këtë vend dhe ti eliminon këto probleme, ndryshe nëse nuk aprovohet ky ligj, atëherë politika dhe mafio-oligarkët do të vazhdojnë edhe viteve në vazhdim duke bërë pazare ilegale në dëm të Kosovës. Duhet të kërkohet llogari nga biznesmenët të cilët i kanë hapur rrugë krimit të organizuar në Kosovë, përmes blerjeve të tenderëve në bashkëpunim me politikanë, si dhe përmes joshjes se atyre politikanëve me financa vetëm që këta biznesmen ta marrin tregun në mënyrë jo ligjore në vend duke krijuar monopol dhe të jenë pa konkurrencë në treg.

Kosova si shtet i ri, për ta zënë hapin në raport me vendet e zhvilluar që kanë demokraci dhe llogaridhënie para ligjit, nga drejtuesit e shtetit, ka shumë shembuj të mirë të cilët duhet ti merr për model dhe të zbatohen edhe në realitetin tonë. Nuk duhet lejuar që Presidentët, kryeministrat, krye parlamentarët, ministrat e vartësit e tyre të rrethit të ngushtë ta përdorin pozitën për ta zhvatur shtetin. Një shembull model së fundi le të jetë edhe Mbretëria e Bashkuar. Sikur që u raportua së fundi, Mbretëria e Bashkuar që është shtet me shekuj ka një nivel të lartë të organizimit dhe funksionimit të sundimit të ligjit.

Mbase Kosova edhe nuk mundet të krahasohet plotësisht e të matet me ta, por ajo çka mundë të bëjë Kosova është të merr mësim nga miqtë tanë anglez ku të fillojnë ti hetojnë të gjitha partitë politike në Kosovë dhe liderët e tyre, duke filluar nga ish-udhëheqësit shtetëror e deri tek kjo e fundit. Pra Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të veproj në mënyrë ligjore dhe transparente, duke kërkuar që të fillojnë hetimet kundër të gjithë ish qeveritarëve të mandateve të kaluara, kundër zyrtarëve publik e politik në të gjitha nivelet e institucioneve. Edhe të këtyre deputetëve të cilët i kemi tash në parlament. Duhet të hetohen dhe verifikohen të gjithë ata që keq qeverisën për dy dekada dhe e dëmtuan, e shkatërruan Kosovën, madje disa të tillë kanë bërë edhe marrëveshje kriminale me klanet mafioze në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".