Qeveria Kurti erdhi si rezultat i votës : “REFERENDUM” kundër korrupsionit dhe krimit!

Qeveria Kurti erdhi si rezultat i votës : “REFERENDUM” kundër korrupsionit dhe krimit!
Qeveria Kurti erdhi si rezultat i votës : “REFERENDUM” kundër korrupsionit dhe krimit!

Arsim Haziri

  • 13 May 2021 - 17:25

Shkruan:ANALISTI: Arsim Haziri

Shpresoj dhe konsideroj se qeveria Kurti, duke e pasur në konsideratë hapat e menjëhershëm që i ka ndërmarre, besoj në një progres të shpejt e potencial, mbase aktualisht kjo qeveri përbën shembullin më faktik të ardhjes në pushtet pa qenë derivacion i lidhjeve të errëta SHIK-iste kriminale.

Platforma politike e votuar më 14 shkurt qëndron në dy dimensione; luftimin e gjitha fenomeneve negative që rënd e kanë minuar sferën publike si dhe inkurajimin e një standardi të ri të qeverisjes apo funksionimit të trupit social duke ndërtuar shtet të fuqishëm të sundimit të ligjit dhe së drejtës. Çdo politikë bërje tjetër që rrjedhë jashtë arsyeve të votimit të kësaj qeverisje, nuk mund të ndryshoj realitetin dominant dhe për pasojë të mundësoj zhvillimin multidimensional. Lufta kundër korrupsionit dhe inkurajimi i drejtësisë që të jetë e pa varur dhe pa kompromis në këtë drejtim duhet dhe do të jenë kryefjala e projektit të Qeverisë Kurti sepse vota për këto zotime ishte votë referendumi plebishitar. Ajo në fondamentin operues përbëhet prej kritikës objektive dhe veprimit direkt politik, që realisht janë edhe dy komponente të drejta dhe që legjitimojnë veprime racionale. Kosova pëson ndryshime në qeverisje falë një mendësie e cila si bazë orientuese e posedon kritikën racionale e të mbështetur në argumente të qëndrueshme, prandaj vlerësimi i rrugës si utilitar prodhoi edhe mbështetje referendume. QEVERIA e re në çdo botëkuptim do ta bëjë ndryshimin, ndryshimin në drejtësi, shëndetësi, bujqësi dhe arsim, pa i përjashtuar assesi edhe sektorët me rëndësi humane për njeriun.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".