Ja nga kush zbulohen mega dosjet e krimit të organizuar, që e kanë bllokuar drejtësinë!

Ja nga kush zbulohen mega dosjet e krimit të organizuar, që e kanë bllokuar drejtësinë!

Gani Qarri

  • 15 May 2021 - 09:13

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Dhjetëra dosjet e fjetura për vite me radhë dhe rastet PRONTO e Veteranët, e dëshmuan edhe një herë më tepër, se: “ mega krimin e organizuar ku janë përfshirë shume ish pushtet mbajtës të ish-qeverive të inkriminuara e kryetar të korruptuar komunash, se kjo garniturë e prokurorëve dhe gjyqtarëve është e pafuqishme për t'u përballur me mafio-politikanët e ish-pushtetarët te lidhur me  mafio-oligarkë, korruptues e sundues të klanit Pronto, që edhe pas zgjedhjeve të fundit, vijojnë të qëndrojnë për afro 15 vite "mbi ligjet dhe kushtetutën" e vendit, pa guxuar ti trazojë kush për asgjë.

Mjerisht 12-13 vitet e kaluara me pushtetar të kriminalizuar në krye të vendit, rrugëtimi i shtetit të brishtë të Kosovës u shndërrua në një udhëtim të ‘egër’, ndikuar e dirigjuar nga korrupsioni galopant, krimi i organizuar, zhvatja, hajnia, keqpërdorimet publike etj, ndaj të cilave pothuajse nuk mbeti askush imun dhe në një formë apo tjetër, të gjithë u nënshtruan, natyralizuan me korrupsionin e krimin e organizuar dhe bashkëjetuan me to, duke i pranuar si mënyrë të jetesës kolektive. Këtë e dëshmuan katërçipërisht edhe dy rastet e mëdha të amnistimit të aferave më skandaloze nga (pa)drejtësia kosovare,  të cilat zgjatën dhe mbijetuan pa asnjë pengesë, për vite të tëra, si afera e gërditshme e PRONTO-së, dhe ajo e listave të veteranëve të rrejshëm, se sa thellë dhe fuqishëm janë të lidhura nëntoka kriminale dhe (pa)drejtësia e degraduar ne Kosovë. 

Madje pronto-mafia dhe partitë inkriminuara, për dekada qëndruan tërësisht edhe mbi Ligjin dhe Kushtetutën, si dhe sunduan vendin arbitrarisht duke shitur e blerë çdo gjë kriminalisht, përfshire edhe rastet me te renda në Prokurori dhe ne Gjykatat vendore, vetëm ashtu siç ua donte qejfi e interesi “nëntokës kriminale dhe ish-pushtetarëve mafioz në krye të politikës, si dhe figurave kriminale në pozita të larta shtetërore, që për 13-14-vite kanë mbajtur tërësisht të kapur çdo ent e institucion, madje vet shtetin tonë.  

Për aq më tepër, po nga kjo gjyqësi e kapur dhe e korruptuar edhe vet shkaktarët e aferës me fryrjen skandaloze të listave të veteraneve u shpallën të pafajshëm, kurse aktorët e teatrit kriminalo-politik PRONTO, pas gjykimit dhe dënimit me kusht janë rikthyer serish në rigjykim me shpresën për ta fituar “pafajësinë” e plotë dhe shpallur tërësisht të "lirë", përkundër mega aferave të tyre kriminalo-korruptive., të cilat cilido shtet tjetër në botë, do ti kishte trajtuar si duhet dhe që moti ligjërisht. 

Mjerisht kjo është vetëm njëra nga shpërfaqet më të pështira të kapjes së prokurorisë dhe gjyqësisë nga korruptimi i thellë dhe mbisundimi i krimit të organizuar, si dhe arsyeja se pse prokuroret dhe gjyqtaret “e kapardisur” nga krimi i organizuar, vetëm dinë të improvizojnë dhe nuk dëshirojnë as nuk e kanë guximin të merren fare me rastet e ndjeshme, ku mundë të jenë të përfshirë mafio-politikanë të nivelit të lartë të lidhur me oligarkë të fuqishëm mafioz, nga frika që kishin se nëse i prishnin punët me ish-pushtetin e pushtetarët e kriminalizuar, do ta pësonin rëndë në karrierën e tyre, apo dhe janë të shantazhuar keq nga vet nëntoka kriminale për postet e nën kushtëzim, që mbajnë në prokurori dhe gjykatat e vendit. 

Dhjetëra dosjet e fjetura për vite me radhë dhe rastet PRONTO e Veteranët, e dëshmuan edhe një herë më tepër, se: “ mega krimin e organizuar ku janë përfshirë shume ish pushtet mbajtës të ish-qeverive të inkriminuara e kryetar të korruptuar komunash, se kjo garniturë e prokurorëve dhe gjyqtarëve është e pafuqishme për t'u përballur me mafio-politikanët e ish-pushtetarët te lidhur me  mafio-oligarkë, korruptues e sundues të klanit Pronto, që edhe pas zgjedhjeve të fundit, vijojnë të qëndrojnë për afro 15 vite "mbi ligjet dhe kushtetutën" e vendit, pa guxuar ti trazojë kush për asgjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".