Shteti duhet të veproj në Veri!

Shteti duhet të veproj në Veri!
Shteti duhet të veproj në Veri!

Muhamet Kelmendi

  • 15 May 2021 - 11:19

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

 -Në kuadër te gjendjes ekonomike e sociale që ka vendi është e kuptueshme se çdo qytetare a familje që bënë shpenzime i bartë ato shpenzime. Askush dhe për askënd nuk përgjigjet sot në shtetet ku sundon ekonomia e tregut. Mirëpo në Kosovë ka shumë padrejtësi sidomos ndaj minoritetit serb është bërë lëshime dhe kështu ky minoritet është ndarë shumë nga Republika. Për atë minoritet eshte ndërtuar një Kushtetutë qe nuk eshte funksionale.

Shume vendime nuk mund te merren pa votat e 2/3 te miniritetit serb. Per serbet jane krijuar komuna tipike jo funksionale dhe qe jane nen bartesinr totale te shtetit serb. Kemi komuna ku as flamurin e Republikes se Kosoves nuk e respektojne. Neper te gjitha komunat serbe eshte vetem flamuri serb, pushteti serb, administrata dhe cdo veprim behet nen kontrollon e Beogradit.

Ne ato komuna fare nukka pushtet Kosova. Ne kete kuader eshte edhe vendimi i Kuvendit te Kosoves qe shteti te paguaj 11 Emilio e Euro per energjine e Veri. Natyrisht se eshte vendim i padrejte dhe ne kundershtim me cdo norme te ndertimit te shoqerise. Nuk ka norme qe mbron ate vendim.

Ishte vendimi i Qeverise Haradinaj per mos pagim te energjise. Ky vendim u largua dhe erdhi Qeveria Kurti, Hoti dhe tash Kurti ku po behet perseri pagesa. Juridikisht ky vendim duhet te anulohet. Ekziston nje marreveshje midis Prishtines dhe Beogradit per energji.

Kjo marreveshje eshte antikushteruese. Dhe natyrisht se edhe vendimi i tashem per pagesen e 11 milioneve eshte vendim antikushtetues. Prandaj, nese Gjykata Kushtetuese mbeshtetet ne norma juridike dhe ne gjendjen ekonomike e soviale ne vend, vendimi i tashem i Kuvendit anulohet.

Por, nese politika ndikon dhe, sigurisht qe do te ndikon, vendimi nga Gjykata Kushtetuese nuk do te anulohet. Ky do te jete perfundimi. E ketu eshte thjeshte gjendja e krijuar ne vend me planin e Ahtisarit, me Kushtetun e Republikes, me komunat e me ndarjen totale te komunave serbe nga Kosova. Ata vetem po e shfrytezojne Republiken ekonomikisht dhe po e demetojne ne shume fusha.

Qellimi i tyre dhe u Beogradit eshte organizimi i shteti serb ne Kosove apo ndarja totale nga Kosova. Ketu duhet vepruar pushteti i Republikes se Kosoves. Ate duhet ndaluar dhe natyrisht atje duhet te veproj ligji i Republikes. Vazhdimi i metejshem i gjendjes aktuale dergon te ndarja dhe pushteti i vecante neper komunat serbe dhe keshtu Republika behet inekzistente..

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".