Qeveria e re t’i mbështes prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëm

Qeveria e re t’i mbështes prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëm

Hajrullah Tërnava

  • 16 May 2021 - 07:59

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Qeveria Kurti duhet t’iu rrinë pran dhe ti përkrah ata prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëm dhe të pastër që ishin deri më tani dhe t’i “çliron” nga frika dhe stresi i së kaluarës për të filluar që t’i shkundin të gjitha dosjet e rënda të krimit të organizuar, duke filluar nga kryetar komunash, borde të ndikuara nga krimo-politika, parlamenti, ministri, e deri në Presidencën e shtetit pa dallim dhe pa kursim.

 

Qeveria Kurti 2 duhet të shërbehet me përvojat e qeverisjeve të mëparshme e të cilat i kanë shërbye në paprekshmëri pushtetarëve e jo ligjit, prandaj duhet ti ndërmerr veprimet që ti largojnë nga udhëheqjet institucionale të gjithë ata që ishin në shërbim të shefave, e sidomos të atyre që kishin përfitime të mëdha, e sidomos shumë nga ata që i kishin dy e më tepër vende të punës dhe merrnin rroga të mëdha, duke ju shërbye vetëm interesave të atyre që ishin në poste të larta shtetërore. Këto ndërrime duhet të ndodhin të përkohshme deri në miratimin e Ligjit të VETTING, me miratimin e këtij ligjit tani gjana do të spastrohen vetë në tërësi për të gjithë, dhe ata që ishin të emëruar në këtë kohë tani dhe dalin të pastër edhe mbas VETTING-ut, e dhe nëse ishin të suksesshëm munden rishtazi të emërohen në ato poste ku ishin deri më tani, kurse nëse ndonjëri nuk i ka plotësua kushtet në praktikë deri në miratimin e ligjit në fjalë apo del jo i pastër edhe në këtë ligj, edhe ai mund të largohet si të tjerët nga ai post në të cilin ishte nominuer më parë. Prandaj mendoj se Qeveria e re e Kosovës, duhet ta ketë  si veprim të parë me prioritet gjetjen e mekanizmit adekuar ligjor për ta çliruar drejtësinë̈ nga lidhja me krimin e organizuar të trashëguar nga sidomos në 13 vite e kaluara pas pavarësisë̈ në vetëqeverisjet e kriminalizuara, në të cilat bashkëjetuan nën një kulm krimopolitika me pozita të larta, nëntoka kriminale me Oligarkët e familjet mafioze dhe (pa) drejtësia e inkriminuar maksimalisht, duke e shkatërruar tërësisht sundimin e ligjit, si dhe vetë shtetin ligjor të Kosovës deri në themel, në të gjitha sferat e segmentet e tij, madje edhe përkundër alarmit dhe vërejtjeve serioze që vinin nga ndërkombëtarët,  si investuesit kryesor në drejtësi dhe sundim të ligjit, por që në fakt dështuan krejtësisht. Tani Qeveria Kurti e ka shansin që ta jep provimin për fillimin e c ’kapjes së drejtësisë, për c ’ka në të kaluarën si subjekt politik opozitar organizonte edhe protesta publike kundër KPK-së dhe KGJK-s së instrumentalizuar nga mafio krimo-politika. Me që po këta prokurorët dhe gjyqtarët deri më tani iu kanë shërbye strukturave të deritashme si atyre të niveleve të larta të lidhjeve mafioze duke filluar nga komunat në ish qeveritë e kaluara dhe deri në ish presidencën e lidhur me  mafio-oligarkë mafioze, kjo është arsyeja pse nuk donë të merren dhe as të hapin rastet e ndjeshme, nga frika që ata kanë pasur deri më tani  dhe e kanë ende, që nëse i prishin punët me pushtetin do ta pësojnë̈ në karrierën e tyre, apo edhe janë të shantazhuar nga nëntoka kriminale për postin që mbajnë. Këto veprime të tilla dhe të ngjashme duhet që kjo Qeveri ti ndërmerr sa më parë dhe ta filloj  realizimi e premtimit të dhanë elektoratit, në mënyrë që edhe qytetaret të ju  gëzohen veprimeve të tilla, që atyre   të ju  kthehet besimi në drejtësi dhe shtet sa më parë, që të mos  dëshpërohen në pritje të gjata se a do të ndodhe ai ndryshim i premtuar i kësaj qeverie.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".