Prokurorët dhe gjyqtarët, nën përcjellje aktive të spiunëve të AKI-së, për lidhjet me krimin

Prokurorët dhe gjyqtarët, nën përcjellje aktive të spiunëve të AKI-së, për lidhjet me krimin
Prokurorët dhe gjyqtarët, nën përcjellje aktive të spiunëve të AKI-së, për lidhjet me krimin

Dardan Grapci

  • 16 May 2021 - 11:57

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci 

 

Qeveria duhet ta ketë më të sofistikuar shërbimin e mbledhjes së informacioneve nga matrapazllëqet që ndodhin në sistemin e drejtësisë  me shkelje të ligjit, duke aktivizuar edhe një përcjellje të afërt aktive të AKI-së dhe të tillët të kapen në flagrance, të arrestohen dhe denoncohen hapur me emër e mbiemër që nga momenti i parë i zbulimit. Të  tillëve duhet të ju ndalohet më ligj angazhimi në sistemin e drejtësisë në të ardhmen, në çfarëdo forme të veprimit.

 

Qeveria e re e Kosovës si veprim të parë për ta çliruar drejtësinë nga kriminelët dhe krimi i organizuar duhet ta forcoje rendin dhe Ligjin, ti ndryshojnë disa akte ligjore e nënligjore, dhe  nene ligjesh, që kanë të bëjnë me ashpërsimin e masave ndëshkuese për shkelësit e ligjit brenda vetë sistemit të drejtësisë. Nëse një nen i caktuar thotë që personi zyrtar i vjedhë parat nga arka shtetërore duhet te arrestohet dhe dënohet me 5 vite burg dhe gjobë 7000 euro, në rastet e tilla duhet të intervenohet dhe saktësohet shumë qartë, të mos lejohet asnjë mundësi e vetme në atë mënyrë që personi zyrtar kur të vjedhë, të diktohet e kapet me shpejtësi dhe të  mos i lejohet hapësirë manovrimi në kohë që të  ti ik aq lehtë drejtësisë por me të vërtetë të arrestohet dhe dënohet me procedurë të shpejtë me  më shumë se 5 vite. Krimo-politika ka ekzistuar edhe më përpara tek ne por nuk është vërejtur kaq hapur sa po vërehet tani,  sepse ka pasur shumë  më pak individ që u marrshin me këtë lloje krimi, kurse sot thuajse çdo  individ i cili merret me politikë, nuk e bënë punën ndershme, por lidhet ngushtë dhe bashkëpunon me rrjetet e krimit të organizuar. Lidhja me krimin e organizuar fillon nga të zgjedhurit në parlament, secili deputet, një shumicë biznesmenësh të inkriminuar një numër alarmant i madh i pjesëtarëve të policisë që po zbulohen dita ditës të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar duke e pasur logjistikë mbrojtëse një krah të caktuar politik. Për tu parandaluar  kjo bashkëjetesë e politikës me krimin e organizuar, dhe anasjelltas, kjo qeveria e re duhet ta forcoj Ligjin dhe ta forcoj gjyqësorin, në qoftë se këto të dyja nuk forcohen dhe nuk pavarësohen nga ndikimet negative të grupeve kriminale të interesit, atëherë nuk e di pse duhet të bëjnë  thirrje për luftimin e korrupsionit. Shumica e Prokuroreve dhe Gjyqtareve janë thuajse çdo ditë në jetë të tyre të kërcënuar, ata që janë të pa varur dhe janë të ndershëm, sulmohen dhe përcillen nga mafiozët, por ka edhe nga ata prokuror dhe gjyqtare që haptas bashkëpunojnë dhe i thonë kriminelit, nëse dëshiron me të shpallë të lirë, i dua kaq para duke e cekur edhe shumën.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".