Reforma në drejtësi i jep fund kontrollit të ushtruar nga strukturat e inkriminuara të SHIK-ut

Reforma në drejtësi i jep fund kontrollit të ushtruar nga strukturat e inkriminuara të SHIK-ut

Hajrullah Tërnava

  • 20 May 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Reforma e thellë në drejtësi dhe pastrimi nga krimi i organizuar erdhi pa vullnetin e politikës, vetëm si detyrim nga faktori ndërkombëtar, dhe u kërkua formula e ligjit VETTING-u, pa të cilin nuk do të ketë kurrfarë drejtësie funksionale dhe lufte kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por vetëm orkestrime të rasteve nga politikanët tanimë të kriminalizuar dhe nga nëntoka kriminale e instaluar nga SHIK-u në të gjitha institucionet e drejtësisë: në prokurori e në Gjyqësor, në Polici, në AKI të lidhur me majat e ish-Qeverive të kriminalizuara, sikur edhe në Komunën e Prishtinës dhe jo vetëm, të cilët po ua bëjnë avokatinë krimit të organizuar e korrupsionit për 13 vite rresht.

Me që mbas luftës në pushtet erdhën mafio oligarkët që të vetmin qëllim e kishin pasurimin e tyre, ata me metodat dhe mënyrat e veprimeve të tyre e mbajtën peng duke e poshtëruar e degraduar tej mase gjithë mekanizmin e shtetit, si mashë e krimo-politikës së sundoj për një periudhë mbi 20 vjeqare, dhe kështu penguan dhe bllokuan reformimin dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë, duke e ruajtur kapjen e institucioneve edhe në këto 13 vite pas shpalljes së pavarësisë. Pra pasojat të cilat po i pësojmë edhe tani e tutje në vazhdim. Edhe veprimet e opozitës në parlament tani po e dëshmojnë këtë fakt, sikur që ishte përplasja në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës për sundimin e ligjit, në mes të kryeministrit Kurti dhe ish-ministrit të drejtësisë̈ nga PDK Abelard Tahiri, i cili u deklarua kundër qasjes reformuese të Qeverisë Kurti në fushën e sundimit të ligjit.

Shteti është kapur me dekada, duke u kriminalizue stafi udhëheqës i Kosovës për përfitime personale, kështu që rrjeti mafioz i politikës së kaluar në pushtet arriti të blej kohë dhe të vazhdohet me drejtësi të dështuar edhe para presionit të BE-së, duke premtuar dhe mos realizuar asnjëherë̈ 4 reformat e kërkuara në fushën e sundimit të ligjit dhe ngritjen e efikasitetit kundër krimit e korrupsionit, duke e bërë̈ luftën falco kundër këtyre dy fenomeneve që kanë metastazuar në blerje të kohës kinse të pritjes së ndryshimit të ligjeve në fushën e drejtësisë, përfshirë edhe ndryshimet në Kodin Penal dhe Procedurës Penale etj.

Taktika e zvarritjes se zbatimit te ligjit, ishte pengesa me premtimet për ndryshime improvizuese kurrë të përfunduara, dhe vetëm vazhdimësi e pa fund te jetëgjatësisë së korrupsionit dhe krimit te organizuar, derisa u pa ashiqare që asnjë ndryshimi i këtyre ligjeve nuk e solli ndryshimin pozitiv në drejtësi, sepse ishin thjeshtë mashtrime e blerje kohe të ish-krimo politikës në pozitat më të larta të shtetit. Prandaj tani kjo Qeveri duhet ti kushtoj rendësi formimit te Ligjit te VETTING-u, dhe me këtë ligj të spastrohet ky vend njëherë e mirë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe të gjitha të këqijat që ju kanë bërë vendit. Të gjithë atyre që jashtëligjshëm ishin pasuruar të ju konfiskohet pasuria, dhe me këto veprime t’iu jepen mësime edhe administratorëve të rijnë që gjinden nëpër institucionet e Kosovës, se çfarë i pret ata që kriminalizohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".