Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit në Deçan është vendim kolonial

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit në Deçan është vendim kolonial
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit në Deçan është vendim kolonial

Muhamet Kelmendi

  • 20 May 2021 - 09:46

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Kelmendi

 Vendimi i Gjykatës Kushtetuese te Kosovës ne vitin 2016 eshte tipik kolonial dhe nuk ka fare karakter ligjor ne thelbin e vete te arsyesh mërisë gjoja juridike. Me atë vendim eshte marre toka e qytetareve shqiptare dhe te komunës dhe iu ka dhënë ne pronësi Manastirit.

Kjo forme e veprimit juridik mbështetet ne bazën koloniale dhe si e tille duhet te kundërshtohet dhe kurrsesi mos te lejohet ekzekutimi. Manastiri ka marre token e qytetareve deçanas dhe te komunës dhe ka shtuar pronësi te paligjshme ne hapësire duke u shndërruar kështu ne subjekt tipik kolonialo-juridik me vete vendim. Këtu lypset te punohet ne dy drejtime:

1. Ne kërkim te një ripërtëritjeje te gjykimit ne mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese te Kosovës dhe 2. Ne ngritjen e padisë para Gjykatës Evropiane ne Strasburg, kuptohet nëse nuk vepron Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe nuk e anulon vendimin e vitit 2016. Faktet ka mjafte. Ka mbi 100 vjet qe toka ka qene ne posedim dhe edhe ne pronësi te deçanasve dhe te komunës.

Juridikisht eshte e qarte. Ne norma qëndron se çdo pronësi e paluajtshme qe posedohet mbi dy decenie pa kontestim juridik kalon ne pronësi te posedueseve te pronës se paluajtshme. Këtu buron e drejta e mosnjohjes se vendimit te gjykatës. Te vjen rende dhe eshte tërësisht papërgjegjësi juridiko-kushtetuese se si Gjykata Kushtetuese e shkeli Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Republikës dhe pranoje intervenimet politike si tash te Ambasadoreve te vendeve te QUINT-it dhe nxori një vendim antikushtetues.

Ambasadoret e dine mire nga vendet nga vijnë se prona eshte e drejte themelore dhe e paprekshme e çdo njeriut dhe te qytetarit te vendet demokratike. Ajo nuk guxon te shkelet dhe qytetaret janë te paprekshëm ne prone.

E ne Kosove pse duhet te veprohet ndryshe! Jo. Vendimi i gjykatës eshte i padrejte, ndërsa rruga qe kalon për Plave nuk duhet te anashkalohet me dhjetëra kilometra, pse Manastiri nuk e lejon kalimin ne rrugën historike qe eshte përdorur nga deçanasit qe kane shkuar ne bjeshkët e veta. Vendimi kolonial i gjykatës duhet kundërshtuar nga komuna, qytetaret dhe nga Qeveria. Baze juridike ka.

Intervenimi i Ambasadoreve te QUINT-it eshte politik dhe ka karakter jo ligjor ne te drejtën e pronësisë. Nuk ka asnjeri qëndrim a baze juridike vendimi gjykatës dhe atë duhet me revizion te anulon vete Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pronën tua rikthej pronareve real. Nëse nuk veprohet kështu duhet domosdo çështjen për te dërguar ne Strasburg te Gjykata Evropiane. Rruge tjetër nuk ka juridike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".