Kriminalizimi i sundimit të ligjit është dukuria më shkatërrimtare që rrezikon ekzistencën

Kriminalizimi i sundimit të ligjit është dukuria më shkatërrimtare që rrezikon ekzistencën
Kriminalizimi i sundimit të ligjit është dukuria më shkatërrimtare që rrezikon ekzistencën

Muhamet Kelmendi

  • 21 May 2021 - 07:58

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Rreziku më i madh është kryesisht te kriminalizimi i organeve shtetërore. Shteti humb dhe kriminalizohet i tëri kur organet e shtetit kriminalizohen dhe nuk i nënshtrohen ligjit. Kjo duhet të jetë një punë e përditshme dhe me intensitet. Lufta kundër krimit në organet e shtetit kurrë nuk duhet të ndalet. Ajo është e përhershme.

Rasti i drogës se kapur në Lipjan është një shembull i mirë i bashkëpunimit në fushën e luftimit të krimit ndërkombëtar me disa shtete të cilat ishin të inkuadruar në këtë aksion të suksesshëm. Mirëpo kjo nuk nënkupton edhe apriori se suksesi është i një shteti. Suksesi vjen dhe ju takon hetueseve të ndryshëm e sidomos DEAE-s amerikane. Por, këtu dolën edhe organet e Kosovës shumë të suksesshme dhe treguan një profesionalizëm të lartë. Natyrisht se organet e Kosovës, si policia, sektori i luftimit të drogës, prokuroria e gjyqësori, të gjitha së bashku vepruan mirë dhe drejtë. Ato treguan një profesionalizëm të lartë në punë. E kjo tregon se kur organet veprojnë edhe sukseset nuk mungojnë dhe natyrisht se krimi nuk ka vend. Këtë profesionalizëm kërkohet që organet ta tregojnë edhe kur nuk bashkëpunojnë me organet shteteve tjera në fushën e luftimit të krimit. Pra, kur veprojnë vetëm për vetëm si organe shtetërorë. Këtu është çështja e luftimit të dukurive kriminale në fushën ekonomike e financiare në vend. Ka mendime se krimi ka zënë vend në sektorin e fushës së tregtisë dhe të qarkullimit të mallrave.

Prapa nuk duhet kurrë të mbetet as lufta kundër korrupsionit, krimit politik, nëse ka, si dhe dukurive të tjera të rënda të shkeljes së ligjit, në kuadër të vetë organeve që janë kompetente etj. Organet duhet të veprojnë dhe ato duhet të jenë të pastra. Nëse nuk veprohet me kohë dhe nuk ndalen me masa penale dukuritë e krimit në organe, krimi dhe korrupsioni nguliten akoma më shumë dhe është vështirë të çrrënjoset kjo dukuri nga organet . Rreziku më i madh është kryesisht te kriminalizimi i organeve shtetërore. Shteti humb dhe kriminalizohet i tëri kur organet e shtetit kriminalizohen dhe nuk i nënshtrohen ligjit. Kjo duhet të jetë një punë e përditshme dhe me intensitet. Lufta kundër krimit në organet e shtetit kurrë nuk duhet të ndalet. Ajo është e përhershme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".