Mbështetje Kurtit, Osmanit dhe Gërvallës

Mbështetje Kurtit, Osmanit dhe Gërvallës
Mbështetje Kurtit, Osmanit dhe Gërvallës

Skender Kapiti

  • 22 May 2021 - 16:05

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI  

Me këtë titull shkrimi unë nuk po bëj apoteozën dhe as mitizimin e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe as të Donika Gërvallës, por mbështetja që po bëj unë për ta është konform verdiktit popullor të 14 Shkurtit 2021, ku shqiptarët e Kosovës në mënyrë referendare ua besuan drejtimin e shtetit  atyre dhe forcave politike të drejtuara prej tyre, LVV e “Guxo”.

Unë jam kundërshtar i fanatizmave dhe mitizimeve të politikanëve e pushtetarëve, dhe unë mendoj se mite dhe idhuj janë vlerat e larta njerëzore, janë e vërteta, e drejta, demokracia dhe patriotizmi real, janë interesi i përgjithshëm kombëtar edhe ai publik.

Mitizimin e individëve e bëjnë servilizmi, korrupsioni  dhe servilat, injoranca, padituria e inferioriteti, si dhe gënjeshtrat e mashtrimet, pushteti, interesi e paraja.

Këtë mbështeje ndaj Kurtit, Osmanit dhe Gërvallës e bëj pikërisht se te ata duket se po punojnë konform besimit dhe shpresave të qytetarëve të Kosovës; te ata duket se interesin e tyre e kanë dhe e gjejnë brënda interesave publike e kombëtare; te ata duket se janë të mishëruara përgjegjsia dhe ndjenja e përgjegjshmëria e shërbëtorit para popullit dhe para Kosovës.

Ata do t’i mbështesim deri atëhere kur ata të jenë me popullin, me interesin e përgjithshëm, me ligjin, me drejtësinë, me demokracinë dhe me patritiozmin,sepse këto janë vlerat e shenjta që kërkon moderniteti dhe e ardhmja e kombit. Ata do t’i mbështesim deri atëhere kur të dalin të tjerë individë që të sjellin e të kenë vizionin, përkushtimin dhe alternativë më  të mirë drejt përmirësimit për nga më e mira humane e kombëtare  të vlerave  të drejtësisë, lirisë,demokracisë, progresit dhe patrioizmit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".