Kosova ende është larg që të ketë klasë politike për interesa të qytetarëve

Kosova ende është larg që të ketë klasë politike për interesa të qytetarëve
Kosova ende është larg që të ketë klasë politike për interesa të qytetarëve

Xhevat Meha

  • 22 May 2021 - 17:14

Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha  

Klasën politike të Kosovës e bëjnë krerët e partive politike ku dominojnë ata, apo ato, që punojnë për interesa të veta. Pesha që kanë krerët po e përcakton edhe nivelin e klasës politike.  

Për fatin e keq të qytetarëve të saj, Kosova ende është larg që të ketë klasën politike që punon për interesa të qytetarëve e jo për interesa të  veta. Çdoherë kur përgjithëson si në këtë rast, i krasitë të tjerët. Nëse i marrim me numër, më i madh është numri i deputetëve që punojnë për interesat e qytetareve se i atyre që punojnë për interesa të veta. Klasën politike të Kosovës e bëjnë krerët e partive politike ku dominojnë ata apo ato,  që punojnë për interesa të veta.

Pesha që kanë krerët po e përcakton edhe nivelin e klasës politike. Ka një përmirësim të debatit krahasuar me të kaluarën, po ky eshte përmirësim i vogël. Një numër bukur u madh i deputetëve kanë filluar të shohin se qytetarët presin paraqitje të dinjitetshme e jo arrogante e të papërgjegjësi. Uroj që sa më shpejt qytetarët e Kosovës të kenë përfaqësuesit e interesave të tyre ashtu si i meritojnë. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".