Krimi dhe korrupsioni duhet të pastrohet nga koka

Krimi dhe korrupsioni duhet të pastrohet nga koka

Hajrullah Tërnava

  • 23 May 2021 - 08:47

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Ternava

Është e domosdoshme që të veprohet me përgjegjësi për kokat e para të sistemit të drejtësisë, sepse dihet mirëfilli që për t'u këndellur ky vend nga krimi dhe korrupsioni, se pari duhet të hetohen e dënohen edhe një pjesë e mirë e vetë prokuroreve dhe gjykatësve, përndryshe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është akoma një  betejë e humbur edhe pa u filluar fare. Mbas luftimit te këtyre te gjitha te këqijave ne Kosove, atëherë do ti kthehet reputacioni pozitiv i shtetit te Kosovës, do të investohet shume ma shume në Kosove nga investitorët e huaj, dhe do të na hapen rrugët shumë shpejt drejt BE-së.

Shpresat e të luftua rit të  të  gjitha të këqijave në Kosovë janë tani o kurrë, fatmirësisht  që në qeverisjen e vendit tani gjendet një gjeneratë e pastër që deri më tani nuk kanë qenë në situata që të korruptohen dhe si të tillë që janë, populli edhe ua dha votën në mënyrë absolute, dhe kjo elitë tani është shpresa e fundit që ta pastroj këtë shtet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, ashtu që edhe gjeneratat në ardhje për të qeverisur këtë vend, ta fitojnë kulturën e pastër shtetëror, dhe njëherë e përgjithmonë të kuptohet se qytetarët e shtetit të sajë duhet të ju përmbahen ligjeve dhe Kushtetutës së shtetit. Tani  është  koha e duhur që të dëshmohet Qeveria Kurti, Ministria e Drejtësisë, dhe ta inkurajojnë prokurorinë speciale edhe nëpërmes të KPK-s që me prioritet të fillojnë dhe ta hetojnë̈ e vlerësojnë me shumë kujdes pasurinë̈ e secilit politikane e pushtetarë me pozita te larta qe paguhen nga buxheti i shtetit, dhe te secilit gjykatës dhe prokurore, krahas asaj që sipas ligjit kanë qenë të detyruar dhe e kanë deklaruar pasurinë së fundi në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe së shpejti do të bëhen të dhënat publike. Nëse shtrohet një pyetje pse deri më tash Prokuroria speciale asnjëherë̈ nuk i hetoi pasurinë e peshqve te mëdhenj te politikes pushtetarët te lidhur edhe me nëntokën kriminale, të cilën e kanë investuar dhe fshehur fonde e pasuri të majme edhe jashtë̈ vendit, përgjegjësia është shumë e qartë, sepse nëpër ato poste të rëndësishme janë emëruar njerëz të dëgjueshëm të atyre të mëdhenjve, dhe detyrën primare e kanë pasur që ti mbrojnë ata që i kanë postua në ato vende, sepse edhe po këta të emëruar në ato poste, mjaft edhe vetë janë pasuruar, e sidomos kanë qenë në shërbimin e tyre për qëllime të qarta tani. Prokurorët që ishin të emëruar nga të mëdhenjtë e shtetit që gjatë e qeverisën këtë vend, e kanë pasur për detyrë që mos ti hetojnë të mëdhenjtë, e sidomos mos ti hetojnë pronat e mëdha të politikanëve të inkriminuar brenda dhe jashtë vendit edhe ex-officio, për ta bërë̈ krahasimin dhe vlerësimin e vlerës reale. Tani është koha e dëshiruar dhe e duhur që të fillojnë hetimet e prokurorisë̈ me bashkëpunim edhe të institucioneve të drejtësisë̈ dhe mekanizmave tjerë të zbatimit të ligjit, edhe në baza ndërshtetërore, sidomos me vendet e rajonit ku dyshohet se kanë investuar politikanët e inkriminuar, në Shqipëri, Maqedoni por edhe në vendet tjera në BE bashkëpunuese me shtetin e Kosovës, në  Zvicër, Gjermani, Dubai e deri në Maltë e Panama dhe Amerike. Kur një shtet gjatë zhvillimit të tij udhëhiqet nga njerëz të kriminalizuar dhe matrapaz e që të vetmin qëllim e kane pasurimin e tyre, edhe nëpër poste të ndryshme të institucioneve ku luftohet krimi, i emërojnë njerëzit e dëgjueshëm që duhet të ju shërbejnë për qëllimet e tyre, prandaj është e kuptueshme pse deri më sot nuk është hetuar asnjë pasuri e politikanëve të inkriminuar as brenda vendit e as jashtë̈ vendit, kur dihet se destinacioni i shumë qindra miliona eurove të vjedhura për afro 20 vite, përveç̧ se në prona në Kosovë, ka përfunduar në llogaritë bankare në parajsa fiskale. Tani është koha që kjo qeveri e cila edhe patë dhënë premtime elektoratit që do ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të gjitha të këqijat që janë në Kosovë, prandaj tani duhet të fillohet urgjentisht edhe vetë ashpërsimi i përgjegjësisë brenda vetë organit të akuzës sepse heshtja dhe mbyllja e njërit sy karshi mega krimit të instaluar në politikë ka bërë që si shtet të identifikohemi me krim e korrupsion të nivelit më të lartë në rajon. Është e domosdoshme që të veprohet me përgjegjësi për kokat e para të sistemit të drejtësisë, sepse dihet mirëfilli që për t'u këndellur ky vend nga krimi dhe korrupsioni, se pari duhet të hetohen e dënohen edhe një pjesë e mirë e vetë prokuroreve dhe gjykatësve, përndryshe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është akoma një betejë e humbur edhe pa u filluar fare. Mbas luftimit te këtyre te gjitha te këqijave ne Kosove, atëherë do ti kthehet reputacioni pozitiv i shtetit te Kosovës, do te investohet shume ma shume ne Kosove nga investitorët e huaj, dhe do te na hapen rrugët shume shpejt drejt BE-së.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".