Qeveria Kurti e fillon për së mbari, me VETING të fuqishëm godet diplomatët e dështuar

Qeveria Kurti e fillon për së mbari, me VETING të fuqishëm godet diplomatët e dështuar
Qeveria Kurti e fillon për së mbari, me VETING të fuqishëm godet diplomatët e dështuar

Skender Kapiti

  • 24 May 2021 - 13:34

Shkruan:ANALISTI- Skender Kapiti

Republika e Kosovës fatmirësisht sot, në sajë të verdiktit popullor të 14 Shkurtit 2021 i cili bëri të mundur që  Kosova sot të ketë  në krye të punëve një Kryetare Shteti si Znj. Osmani, një Kryeministër si Z. Kurti dhe një Kryediplomate si, Znj.Gërvalla të cilët  janë të urtë e të mëncur, vizionarë e të përgjegjshëm, dinjitozë dhe me cilësi e virtyte të tjera  të larta e të  denja për një shtet ligjor, për një shtet moral, për një shtet patriotik, demokratik e republikan modern. 

Ky shkrim i shkurtër  i imi per  sot vjen si nxitje nga fakti që Qeveria, Presidentja dhe Kryediplomatja e  Kosovës  kanë filluar të ndërmarrin një Reformë në Diplomacinë e Kosovës, si një VETING në diplomaci. Kjo është mëse e nevojshme dhe më se e duhur për Shtetin e Ri të Kosovës, pasi i shërben shtimit të njohjeve të reja, përshpejtimit të antarësimit të Kosovës në organizmat dhe organizatat glabale si BE, OKB etj. Kjo  i shërben përmirësmit dhe pëfaqësimit dinjitoz e serioz të Kosovës në shtetet e tjera.  

Prej vitesh diplomacia kosovare ka dështuar në njohjet e reja, por madje është shënuar   edhe regres, pasi disa shtete nga paftësia, papëgjegjshmëria dhe nga   dështimi i  diplomacisë së Kosovës disa shtete kanë tërhequar edhe njohjet e tyre për Shtetin e Kosovës.Fatkeqësisht Kosova në fushën e diplomacisë ka deficite të jashtëzakonshme, dhe them se po fatkeqësi është edhe fakti se Kosova në Diplomaci ka ndjekur shëmbullin e keq të Shqipërisë, ku diplomacia shihet si e drejtë dhe privilegj për njerëz dhe individë militant partiakë dhe me lidhje nepotike e familjare.

Diplomacinë, pra emërimet e ambasadorëve dhe të konsujve si dhe të administrave të ambasadave dhe ato  konsullore mbushen me individë që nuk ia kanë haberin e diplomacisë, ato mbushet me injorantë dhe shikohen si vënde shpërblimesh postesh e detyrash për kontribute politiko-partizane, pra më shumë dhe kryesisht ambasadat dhe konsullatat janë parë  dhe konsideruar nga  politika si në   Shqipëri dhe në Kosovë thjesht si streha militantizmi dhe interesash partiake politikolobuese të pushtetit dhe jo si përfaqësi të shtetit.

Unë si studiues dhe diplomuar për diplomaci Diplomacisë duke iu referuar asaj  për  rëndësinë si një prej shtyllave qëndrore të shtetit, unë asaj i qasem dhe i referohem duke e konsideruar   atë si një art shumëdimensional: si art shtetndertues, intelektual, akademik, politik, demokratik, juridik e historik si dhe art marrëveshjeje, njohjeje dhe bisedimesh. 

Pra duke qenë e tillë demokracia  sipas mendimit tim, atëhere, edhe domosdo vjen si nevojë e domosdoshmëri që si ambasadorë e konsuj të zgjidhen e të emërohen po individë të tillë me kritere të tilla: të aftë intelektualisht dhe profesionalisht, pra  të jenë të ditur dhe njohës erudit por edhe të përkushtuar patriotikisht si dhe të përgjegjshmëm kombëtarisht, ashtu sikurse edhe fatmirësisht e që aktualisht populli  i votoi dhe i zgjodhi  Z. KURTI  e Zonjat OSMANI e GËRVALLA , përkatësisht si Kryeministër, si Presidente dhe si Kryediplomate të Kosovës. Diplomacia ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse ajo është pasqyra e shtetit në Botë, ka të bëjë me paraqitjen dhe prezantimin e shtetit, të potencës,autoritetit,personalitetit  dhe të imazhit të shtetit në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe në organizata dhe organizma rajonalë e globalë.

Diplomacia është arti i komunilikimit, përafrimit dhe të njohjeve e të respektit reciprok mes shtetesh e kombesh, është arti paqësor i zgjidhjeve të problematikave e konflikteve që përjashtojnë arrrogancën dhe dhunën, është arti dhe institucioni i komunikimit mes shteteve. Duke gjykuar shkurtimisht sa më sipër them dhe sygjeroj si dhe inkurajoj qeverinë, Presidenten dhe kryediplomaten e Kosovës që: vazhdoni se jeni në rrugën e duhur për një VETING dhe për një reformim rrenjësor të diplomacisë së shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".