Qeveria Kurti është “fshesë” antikrim

Qeveria Kurti është “fshesë” antikrim
Qeveria Kurti është “fshesë” antikrim

Arsim Haziri

  • 24 May 2021 - 17:22

Shkruan:ANALISTI- Arsim Haziri

Qeveria Kurti është reflektim bindës popullor, ajo përgjatë rrugëtimit qeverisës, duhet të mos bëjë gabim në mënyrë që të mos aplikohet e kundërti çfarë ishte me vite, duke u mishëruar kërkesa popullore për jetë më përparimtare dhe më progresive, duke i shpërbërë fenomenet negative për t’ia lëshuar radhën vullnetit dhe lirisë së mendimit dhe operimit. Fakti se vendi ynë është përcjellë më shumë anomali, është pikërisht për shkak të fuqisë së tre apo katër figurave, duke e minimizuar publiken e për ta lënë në duar të një pakicë.

Edhe qeverisja e kaluar kishte përmbajtje, ama nuk prodhonte rezultate masive, qëllimet e saj pothuaj maksimale ngelnin ne dimensione individuale e klientele, prandaj publikja nuk behej. Kësaj radhe s'i asnjëherë me pare kemi qeverisje të shkëlqyeshme si në forme ashtu edhe në përmbajtje, orientimi i saj utilitar përveç që po duket, madje edhe po preket prej publikes, prej anëtareve të saj. Qeveria për të cilën populli dha mbështetje masive, çdo dite e më shumë është duke I materializuar dhe shtuar veprimet progresiste, fakti se janë anuluar disa kontrata marramendëse, janë iniciuar koncepte për shtet ndërtim dhe zhvillim, është dëshmi se vendit po iu kthehet perspektiva. Epoka e errët e cila rënd e kishte maksimizuar keq menaxhimin, më 14 shkurti e mori vlerësimin përkatësisht ndëshkimin dhe të qenurit në pozitë të atyre, do iu ndihmon tejet shumë, do ia bënë të mundur reformimin e thellë për një ardhje potenciale në pushtet pas 15 viteve. Qeveria Kurti është reflektim bindës popullor, ajo përgjatë rrugëtimit qeverisës, duhet të mos bëjë gabim në mënyrë që të mos aplikohet e kundërti çfarë ishte me vite, duke u mishëruar kërkesa popullore për jetë më përparimtare dhe më progresive, duke i shpërbërë fenomenet negative për t’ia lëshuar radhën vullnetit dhe lirisë së mendimit dhe operimit. Fakti se vendi ynë është përcjellë më shumë anomali, është pikërisht për shkak të fuqisë së tre apo katër figurave, duke e minimizuar publiken e për ta lënë në duar të një pakicë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".