Pyetja e z. Haradinaj kërkon përgjigje nga z. Kurti!

Pyetja e z. Haradinaj kërkon përgjigje nga z. Kurti!
Pyetja e z. Haradinaj kërkon përgjigje nga z. Kurti!

Muhamet Kelmendi

  • 25 May 2021 - 13:04

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kuvendi i Republikës se Kosovës eshte vendi ku diskutohen tera çështjet qe kane qe beje me shtet dhe me organet e shtetit. Ne Kuvend shprehen mendimet dhe epen analizat, sikundër dhe ne fund votohet për çdo çështje, deri edhe për te ardhmen e vendit. Kuvendi nuk do te kishte rendësi sikur ne te mos te shprehen mendime te ashpra dhe edhe kundërthënëse.

Ne Kuvend eshte vendi ku deputet, anëtarët e Qeverise deri edhe te Presidenti, kritikohen dhe kërkohet përgjegjësi i individuale dhe kolektive, kuptohet për te kaluarën dhe te tashme. Për çdo gjendje dhe organ shprehen mendime nga deputetet.

Ketej duhet kuptuar edhe pyetjen e ashpër te Kryetarit te AAK-se, z Ramush Haradinaj te paraqitur për z. Albin Kurtin. Aq me tepër kur çështja e kohës se kaluar ne burg dhe intervista e z.Kurti nga burgu kane krijuar "dyshime" qe ato ne pozitën qe e ka duhet te shqyrtohet. Pyetja eshte paraqitur shume konkrete, pa ndonjë shprehje diplomatike. Ishte pyetje e ashpër, e paraqitur me intensitet dhe shume e qarte. Natyrisht se mënyra e paraqitur mund te diskutohet.

Megjithatë përfundimi eshte i njëjtë. E keqja eshte se kjo çështje po qarkullim edhe ne popull. Dëgjohen thash e thëna te ndryshme për intervistën nga burgu te z. Kurti. Ka mendime te kundërta dhe interpretime te llojllojshme! Këto kërkojnë sqarime!

Z.Kurti kërkohet qe mbi atë pyetje te paraqitur te mbaj qëndrim. Ai duhet te tregoi se si ka kaluar ne burg dhe si erdhi çështja qe ne prezence te organeve serbe dhe te ministrit te shprehet aq ashpër dhe me forme shume konkrete. Ishte interviste e z Kurti shume e mire. Por, ajo kërkon edhe shpjegim. Kërkon te dine populli se si u be te epet një intervista e tille! Kush e mundësojë atë? Si u be?

Kjo kryesisht për shpjegim dhe për te hequr çdo dyshim te çdo kujtë për personi Albin Kurti. Pa këtë përgjigje mbetet çështja edhe me tej ne dyshim. E si Kryeministër kjo nuk guxon te kalohet pa përgjigje. Vete pozita e Kryeministrit e detyron ne shpjegim. Kjo jo vetëm për Kurtin, por kjo vlen për çdo kenë qe ka pozita ne shtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".