Kombi shqiptar ka një flamur të Skënderbeut !

Kombi shqiptar ka një flamur të Skënderbeut !
Kombi shqiptar ka një flamur të Skënderbeut !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 25 May 2021 - 17:04

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Ne nuk njohim as flamurin e “kombit kosovar” e as “flamurin dardan” të Ibrahim Rugovës, sepse qe më se 600 vjet kemi Flamurin Kombëtar Shqiptar të SKËNDERBEUT. Ky është Identiteti ynë kombëtar shqiptar. Me këtë SIMBOL IDENTITETI kombi shqiptar nuk bën pazare as me Nexhmedin Spahiun e as me Ibrahim Rugovën, kur është fjala për flamujt e tyre individualë të  “melankolisë”,  që paraqesin “identiktetin” e tyre, jo, assei të KOMBIT SHQIPTAR dhe të Shqipërissë Etnike. -PO të kishte pasur dardanë dhe flamur dardan në Kosovë, Slobodan Milosheviqi nuk do të kishte guxuar që, me flamurin e sveti Savës dhe të car Llazarit të marshone në Kosovë për t’i shfarosur shqiptarët dhe, për ta djegur shkrum e hi Kosovën (1989-1999).

Prandaj, mos i gënjeni, mos i mashtroni, mos i helmoni dhe mos çorientoni fëmijët, nxënësit dhe studentët tanë shqiptarë me historicizma, me mite dhe me ideologji të kalbur partiake të importuar, duke iu imponuar “kombe” dhe “flamuj” të huaj, në vend të KOMBIT SHQIPTAR dhe FLAMURIT KOMBËTAR TË SKENDERBEUT.

Kujdes, mos luani me kombin dhe me Flamurin e Skënderbeut, se do t’iu mallkojë kombi dhe atdheu

Edhe pse dikur ishim etruskë, pellazgë dhe ilirë, sot jemi vetëm shqiptarë me një gjuhë shqipe dhe me një Flamur të Skënderbeut dhe të Shqipërisë Etnike.

 Ky është identiteti ynë i sotëm kombëtar, të cilin e njeh e gjithë bota. Idenitet tjetër  e as flamur tjetër  nuk  njeh  KOMBI SHQIPTAR , as Evropa e as bota e sotme e civilizuar. Ndërkaq, flamurin të cilin qe 13 vjet e valvit Kosova, ai ështëvetëm flamur–simbol shtetëror, por assesi, në asnjë mënyrë FLAMUR KOMBËTAR SHQIPTAR.

Prandaj, flamurin shtetëror të Kosovës, duhet dalluar nga FLAMURI KOMBËTAR SHQIPTAR i SKËNDERBEUT. Këtë leksion historiko-politik , kombëtar e shtetëror, duhet  mësuar nxënësve dhe studentëve shqiptarë, që të mos e ngatërrojnë flamurin shtetëror të Kosovës me Flamurin Kombëtar Shqiptar të Skënderbeut, sepse shqiptarët nuk kanë tjetër flamur të IDENTITETIT KOMBËTAR.

Gjithashtu, nxënësve dhe rinisë shqiptare anembanë Shqipërisë Etnike, duhet mësuar se  nuk kanë kombe të tjera (sikurse që dikush e ka “pjellë” një “komb kosovar”, që ai, në asnjë formë dhe, në asnjë kuptim nuk  simbolizon identitetin kombëtar shqiptar, por është një “komb i imagjinuar”, ashtu sikurse “flamuri dardan” i imagjinuar nga “rrobaqepësi” i tij, Ibrahim Rugova). Mirëpo, as flamurin e “kombit kosovar” e as “flamurin dardan” të “dizajnerit” Ibrahim Rugova nuk e njeh KOMBI SHQIPTAR, sepse ka Flamurin e Skënderbeut, që po e valvit më se

Në bazë të gjurmimeve dhe të dhënave shkencore të antropologjisë, të arkeologjisë, të etnografisë, të etnologjisë, të historisë…etj. gjenealogjia e shqiptarëve është shumë e lashtë që nga etruskët, pellazgët dhe ilirët. Këtë e konteston dhe e mohon vetëm shkenca, politika, propaganda kishtare sllavo-ballkanike, si dhe miqtë e sllavëve  të Ballkanit, për shkak të interesave të tyre pushtuese  koloniale-gjenocidale të shfarosjes së shqiptarëve si komb, si dhe për shkak të gllabërimit të territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike. Të gjitha luftërat, agresionet, gjenocidet e derisotme sllavo-bizantinët e Ballkanit i kanë bërë për shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e tyre pellazgo-ilire.  Këtë histori, tanimë e di i gjithë kombi shqiptar. Ndaj, për ne si komb shqiptar, nuk është e diskutueshme dhe e panjohur origjina jonë e lashtë, ndër më të lashtat në Evropë.

Çka jemi sot?

Pa asnjë dyshim, vetëm një komb shqiptar me farë, me fis, me gjak, me gjuhë, me kulturë, me tri religjione (myslimane, katolike dhe ortodokse), me zakone, me tradita, me histori, me flamur, dhe me një ABETARE të shenjtë.

Prandaj, me gjithë rrënjët e lashta të origjinës sonë historike etrusko-pellazgo-ilire, sot jemi vetëm NJË KOMB SHQIPTAR (me dy shtete shqiptare-Kosova dhe Shqipëria), me një territor të copëtuar dhe të kolonizuar të Shqipërisë Etnike Natyrale nën Greqi, nën Maqedoninë e Veriut, nën Serbi dhe nën Mal të Zi (1878-2021).

Pavarësisht se dikur ishim etruskë, pellazgë dhe ilirë, sot jemi vetëm shqiptarë me një gjuhë shqipe dhe me një flamur të Gjergj  Kastriotit-Skënderbeut.

Prandaj, askush ( qoftë ai edhe Ibrahim Rugova apo Nexhemdin Spahu etj. si “biznesmenë” të kohës etj.)  nuk e ka atë të drejtë, që të “shpikë” , të trillojë dhe të imagjinojë flamuj të tjerë privatë (pa e pyetur, dhe pa e marrë pëlqimin e gjithë kombin shqiptar, dhe atë në një REFERENDUM mbarëkombëtar), që t’ia imponojë KOMBIT SHQIPTAR. Kjo është papërgjegjësi, irracionalizëm, padituri dhe sakndal, që thell acaron  shpirtin dhe ndjenjën gjithëkombëtare shqiptare.

Të gjithë ata “shahistë” dhe “shakagjinj”, që prodhojnë simbole private për të njollosur dhe mohuar identitetin kombëtar  dhe Flamurin e Skënderbeut, do të ballfaqohen me të vërtetën e Flamurit të Skënderbeu.

Një fjalë popullore thotë: “Nuk po të pyes si ke qenë, por si je sot”. Përgjigja është kjo-SOT JEMI NJË KOMB SHQIPTAR  dhe kemi një Flamur Kombëtar , AMANET të SKËNDERBEUT.  Ndaj, ta nderojmë, ta ruajmë dhe ta mbrojmë me jetët tona, ashtu sikurse këtu e shumë shekuj më parë. Kush e ndryshon këtë simbol të identitetit kombëtar shqiptar, pa dyshim se do ta humbasë  identitetin e vet. Kjo do të ishte “fitorja” e humbësit antishqiptar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".