Ikja nga dialogu për marrëveshjen përfundimtare është në dëm të Kosovës

Ikja nga dialogu për marrëveshjen përfundimtare është në dëm të Kosovës
Ikja nga dialogu për marrëveshjen përfundimtare është në dëm të Kosovës

Blerim Burjani

  • 25 May 2021 - 18:11

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Asociacioni i Komunave Serbe dhe themelimi i saj nga  Kosova mbetet prioritet pas heqjes së temës së korrigjimit të kufijve. Tash BE dhe SHBA të gjithë po koncentrohen në  një asociacion të tillë e mira e kësaj çështje është  se nuk kërkohet asociacion që prish rendin kushtetues të Kosovës.

E tërë bashkësia ndërkombëtare e di se Kosova mundë të themeloj një asociacion  që nuk ka kompetenca ekzekutive, e kjo Serbisë nuk i duhet fare , andaj Serbia është në një pozicion tepër të  keq. Këtë mundë ta ndihmoj kjo qeveri veç nëse i ikë dialogut dhe marrëveshjes përfundimtare. Ikja  nga dialogu dhe zvarritja e këtij procesi i shkon për shtati plotësisht Serbisë,  ose nxjerrja e pengesave të tjera nga Qeveria e Kosovës për ta shtyrë për një kohë tjetër këtë marrëveshje. Kjo i ndihmon Serbisë  për të  gënjyer dhe  për të akuzuar Kosovën për dështim dhe mos dashje të paqes dhe marrëveshjes. Kjo Qeveri e Kosovës duhet të përgatitet  për një vizion, e cila për momentin fare nuk e ka e as nuk  di çfarë duhet me pas, përderisa pala serbe e di  dhe ka vizion  të mbrapshtë për zgjidhje. Kjo varet shumë nga Kosova dhe opsionet e saj kreative për  atë se si do të duket një marrëveshje finale me Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".