Kryeneqsija e kryetarit të komunës së Kamenicës Qendron Kastrati

Kryeneqsija e kryetarit të komunës së Kamenicës Qendron Kastrati
Kryeneqsija e kryetarit të komunës së Kamenicës Qendron Kastrati

Ismail Muçiqi

  • 26 May 2021 - 11:20

OPINION ME SHKAS

Shkruan:Ismail Muciqi

Kryetari i Kamenicës më shumë se 1 vit shkollor po e tensionon situatën me banorët dhe nxënësit e disa fshatrave të Komunës së Kamenicës. Kjo Komunë ballafaqohet me shumë probleme dhe sfida më të ndryshme të cilat kërkojnë zgjidhje permanente në dobi të qytetareve. Në vend që kryetari i Komunës të mirët me problemet akute sociale, ekonomike, me zbutjen e pa punësisë me menaxhimin e Pandemisë të Koronavirusit ai ka nisur “reforma” në arsimin e kësaj Komune, duke i malltretuar nxënësit dhe fshatarët që një kohë të gjatë.

Kjo gjendje e pakënaqësisë u manifestua disa herë edhe përmes mjeteve të informimit, ku qytetarët protestuan kundër mbylljes së disa shkollave dhe paraleleve nga ana e Kryetarit të Komunës së Kamenicës. Kryetari dhe bashkëpunëtoret të cilët mirën me drejtimin e arsimit të kësaj Komune nuk dinë apo nuk duan ta dinë se Institucioni Supremë i cili mirët me sistemin arsimorë në Kosovë dhe me krijimin e politikave në Arsim është Qeveria përkatësisht Ministria e Arsimit. Kryetari i Kamenicës duke e përdorur egon dhe veprimin burokratik ndaj nxënëseve dhe qytetareve po krijon pakënaqësi jo vetëm në Komunën e Kamenicës por edhe më gjerë.

i Kosovës ka obligim ligjorë dhe kushtetues që tu krijojë kushte dhe mundësi të gjithë nxënësve në Republikën e Kosovës që të vijojnë mësimet sa më afër vendbanimeve ku jetojnë. Kjo kryeneçësi e Kryetarit Kastrati përpos që atij do ti kushtojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar të Komunës së Kamenicës veprimet e tija duke bërë eksperimente me nxënësit dhe arsimtaret e ka sjellë në pikëpytje legjimitetin e këtij viti shkollor në disa shkolla të Komunës së Kamenicës. Prandaj mendjemadhësia dhe “krenaria” e importuar shumë here rikthehet në bumerang të individit apo të liderit. Mendoj se Ministria e Arsimit sa më parë duhet ti ndërmerr hapat ligjorë dhe kushtetues për ta zgjedhur këtë bllokadë e cila ka edhe prapavi politike kundër Qeverisë aktuale të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".