Për mos kryerjen e lëndëve nga prokuroria dhe gjyqësori, kanë ndodhur edhe vrasje

Për mos kryerjen e lëndëve nga prokuroria dhe gjyqësori, kanë ndodhur edhe vrasje
Për mos kryerjen e lëndëve nga prokuroria dhe gjyqësori, kanë ndodhur edhe vrasje

Muhamet Kelmendi

  • 30 May 2021 - 08:26

Shkruan:Analist- Muhamet Kelmendi

Sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës po vuan nga mos zgjidhja e lëndëve,  nga zgjidhjet selektive dhe nga zgjidhjet mbi baza të ndryshme, jo juridike, ndoshta edhe korruptive. Elementet e theksuar kanë bërë që në Republikë të humb drejtësia dhe lëndët edhe të grumbullohen tepër. Sidomos ne fushën pronësore e juridike, si dhe  penale , sikundër është vjedhja, malverzimet dhe keqpërdorimet në sistem, qoftë politik, qoftë ekonomiko-financiar, janë rritur.

Në fushën penale kemi ngecje ndaj lëndëve të drejtuara ndaj nivelit të lartë dhe të  pasurve në ekonomi a në politikë. Nuk kemi asnjë veprim juridik ndaj elementeve keqbërës në këto nivele. Në fushën pronësore e juridike kemi veprime aq të ngadalshme sa që lëndët kanë humbur vlerat e veta të mëdha. Ka raste kur për mos kryerjen e lëndëve kanë bërë edhe vrasje midis palëve. Ngecjet e tilla në sistemi shkojnë dhe kane përgjegjësi kryesisht dy organe. 1. Përgjegjës kryesor është mos angazhim në nxjerrjen e provave në KPK dhe 2. Në fushën e ndarje së drejtësisë nëpër gjykatat e vendit përgjegjësia qëndron te  KGJK. Edhe ato lëndë që janë kryer nuk kanë pasur mundësi të ju qëndrojnë ankesave në procedure, në shkallë tjera të vendosjes. Ka raste kur një lënde ka qenë objekt i shqyrtimi në Gjykatën Themelore, pastaj në Apel, në Gjykatën Supreme e deri në Gjykatën Kushtetuese. Pra, për një lëndë janë marr katër nivelet me 10 a 15 gjyqtarë. Faktet tregojnë se këtu duhet intervenuar. Tashme dihet se VETING-u është mjeti i vetëm i shërimit të sistemit të drejtësisë. Pa këtë nuk ka shërim dhe vendi do të vuan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".