Debatet e kota të opinionistëve maskarenje

Debatet e kota të opinionistëve maskarenje
Debatet e kota të opinionistëve maskarenje

Ismail Muçiqi

  • 31 May 2021 - 09:06

Shkruan: Ismail Muciqi

OPINION ME SHKAS

PAS DEKLARATES SE KOMANDANT REMIT.!

Një deklaratë e Rrustem Mustafës të cilën e dha para ca ditësh në lidhje me bashkëluftëtarin e tij tani Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin po shkakton jehonë të pa nevojshme në disa mjete të informimit në Kosovë. Paradoksi i ngjarjes në lidhje me këtë deklaratë të Rrustem Mustafës po krijon lajmë dhe shpifje sensacionale nga ana e disa opinionisteve “analistëve” të cilët janë bërë të pa durueshëm duke u shndërruar në [maskarenj] të kohës. Këta individ përmes debateve janë ngritë në këmbë duke u munduar ta zbulojnë ndonjë kontinent të ri e populli thotë..

“Duke u munduar të rruajnë ve” me briskun e ndryshkur përkatësisht me mendjen e tyre të sëmur. Pa anue ndaj askujt e shoh të rrugës që të kontribuoj në këtë temë të shpikur e cila për momentin dhe rrethanat e kohës është një përpjekje për ta denigruar Rrustem Mustafën dhe Albin Kurtin.

Deklarata e Rrustem Mustafës se Albin Kurti ishte bashkëluftëtar i tij është shumëfishë e pranueshme, e vërtetë dhe është njerëzore dhe ndihmon në unitetin e skenës politike dhe nxitë bashkëpunimin e partive politike dhe të institucioneve të Shtetit të Kosovës. Prandaj përpjekjet e këtyre opinionisteve që të kontestojnë rrolin dhe veprimin e Kurtit dhe kontributin e tij si bashkëpunëtor i parë i Adem Demaqit, si përfaqësues politikë i UQK-së në Prishtinë është i pandershëm, i papranueshëm dhe meriton çdo kritikë nga qytetarët e Kosovës.

Në cilësinë e gazetarit gjatë kohës së luftës në Kosovë kamë pasur rastin drejtëpërdrejtë të takojë zotin Demaqi bashkë me Albin Kurtin në zonën operative të Llapit përkatësisht në Llapashticë. Deri kur ky sojë i opinionisteve do të vazhdojnë ta përçajnë dhe helmojnë popullin me shpifjet dhe me të pavërteta të cilat i përdorin sahere që Kosova ka nevojë për unitet dhe bashkim për ti tejkaluar sfidat e mëdha. Ta kontestosh veprimtarin dhe kontributin e Albin Kurtit gjatë lëvizjeve që nga Pluralizmi dhe periudha e Lëvizjes

Gjithëpopullore nga protestat studentore, nga rezistenca permanente, kundër dhunës dhe segregacionit të serbisë, në Kosovë është e turpshme dhe e dhimbshme për Kosovën. Albin Kurti ishte inspirim për gjeneratën e re për studentët dhe për shtresën e intelektualeve si modele i pakompromise i rezistencës kundër dhunës të Shtetit Serbë në Kosovë. Për shkak të aktivitetit të tij politikë për lirin dhe pavarësinë e Kosovës ai gjatë luftës u arrestua dhe u dërgua në burgjet e serbisë.

Qëndrimi i tij konsistent vazhdojë edhe pas çlirimit të Kosovës duke e mobilizuar dhe udhëhequr Lëvizjen Vetëvendosje kundër importimit të mallrave serbe në Kosovë. Reciprociteti ishte fjala e parë e Albin Kurtit kundër politikës tregtare me serbin. Te kontestosh figurën e Albin Kurtit se a ka qen bashkëluftëtar i Rrustem Mustafës dhe i UQK-së do të thotë donë ti kontestosh votat mbi 50% të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e fundit Nacionale.

Vetëm njerëzit e dobët dhe mjeranët, ata të cilët kanë probleme me vetveten janë në gjendje të shprehin xhelozinë, sadizmin dhe urrejtjen ndaj figurës së Albin Kurtit i cili sot është Kryeministër i Republikës së Kosovës. Prandaj edhe njëherë po theksojmë se deklarata e Rrutem Mustafës është deklaratë e cila meriton vlerësim shumë pozitivë dhe është e saktë dhe shumë meritore që i bënë nderë jo vetëm komandant Remit dhe Albin Kurtit por është vlerë e burrave që kanë integritet dhe ideale për të ardhmen e Shtetit të Kosovës. Tani Kosovës nuk i duhen opinionistët maskarenj!...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".