Kurrë nuk do të mund Serbia të përbuzë kombin shqiptar

Kurrë nuk do të mund Serbia të përbuzë kombin shqiptar
Kurrë nuk do të mund Serbia të përbuzë kombin shqiptar

Ragip Guraziu

  • 31 May 2021 - 09:12

Shkruan: Ragip Guraziu

Si komb kemi vuajtur e kemi bredhur rrugëve të botës dhe kemi sakrifikuar më shumë se të tjerët vetëm e vetëm që ti tregojm botes se ne nuk jem kalibal siç na kanë quajtur Serbia me aleatët e saj dhe në luftën e fundit na pren e sakatuan, na vran e na përzekutuan....

Si komb kemi vuajtur e kemi bredhur rrugëve të botës dhe kemi sakrifikuar më shumë se të tjerët vetëm e vetëm që ti tregojm botes se ne nuk jem kalibal siç na kanë quajtur Serbia me aleatët e saj dhe në luftën e fundit na pren e sakatuan, na vran e na përzekutuan....

Partnerët tanë ndërkombëtar pas luftës së fundit të UÇK-së, këtu në Kosovë,janë lodhur duke bredhur rrugëve e qyteteve, me misionet e tyre këtu, që sipas tyre janë këtu për sundimin e rendit dhe ligjit, dhe stabilizimin e gjendjes në Veri të Kosovës.

Por faktet po flasin ndryshe

Shumë dollarë e euro janë dershur për këto misione dhe kurr e kurrës nuk do munden të kompezuar në asnjë formë këtë shumë të investimeve për këdo misione, dhe ende nuk kanë sjellur ndonjë zhvillim ekonomik dhe gjë tjetër veçse një pavarësi të Kosovës, edhe at të brishtë, që edhe pas 14 viteve pas luftës nuk po munden që edhe në veri të Mitrovicës ta shtrin sovranitetin e shtetit të Kosovës, edhe pse tani Kosova si shtet ka edhe Kushtetuten e saj që i garanton sovranitet të plotë. Ngjarjet historike që kanë ndikuar në të mirën e shtetit tonë, e që ne edhe si komb në të gjitha luftrat kemi derdhur gjak, kemi përjetuar masakrime, përdhunime etj etj, tani po mundohen të na shtërmbrojnë këtë histori kombëtare, e që ja dolen me Pakon e Ahtisarit, që serbet e Kosovës, edhe pse Kosovën nuk e njohin si shtet, i kanë të gjitha të drejta mbi realen, që po këto misione ndërkombëtar, për minoritetet e tyre në shtetet nga vijn as për së afermi nuk i zbatojnë këto kushte, kurse na gjeten neve me na tregue se si luftohet dhe si krijohet shteti dhe si duhet zbatuar standardet për minoritete.

Shembulli i keq i ndërkombëtarëve po reflektohet keq ndaj shqiptarëve e në dobi të Serbisë

Kjo s'do koment tani kur kemi rastet e standardeve të minoritetit serb në Kosovës, e mos të flasmi për veriun e Mitrovicë që është okupuar nga kriminelët e çetnikët serb të derigjuar nga Serbia dhe të ardhur shumica nga andej bile ka edhe të till nga Rusia e shtetet aleate të Serbisë, dhe jo rastësisht tani kërcnimi i ish kryeministrit serb Daçiç rreth përmendorës së UÇPMB, se do ta hjek ai me dhunë në Preshevë. Kjo është Serbia?!

Tani u mbush kupa....

Pasi, Lista Serbe me disa kërkesa cenosë rendin Kushtetues të Republikës së Ksosovës, reagoi Qeverija jonë mu në momentin e duhur dhe me të shpejtë; Kërkesat e dala nga Mbledhja e Parë e Kuvendeve Komunale me shumicë serbe, po vlerësohen si cenuese të rendit kushtetues të Kosovës.

Por, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se kërkesat të cilat bien ndesh me rendin kushtetues të Kosovës nuk do të lejohen dhe nuk do të pranohen. Ndërsa, Oda e Avokatëve të Kosovës ua ka bërë të qartë serbëve se nuk do të njihen licencat e Odes së Avokatëve të Serbisë, që ishte parashtruar si kërkesë në dhjetë pikat e tyre.

“Njëra nga parimet e marrëveshjes së 19 prillit është që komunat që do të përfaqësohen me shumicë serbe duhet të përfaqësojnë në përputhje me parimet e legjislacionit të Kosovës. Prandaj një veprim i Listës Serbe është sulm direkt ndaj ligjeve të Kosovës, meqë në njëfarë forme aty ka kërkesa për të zhbërë rendin kushtetues, rendin ligjor që ekziston në Kosovë dhe për ta formuar njëfarë etniteti serb që do të kishte kompetenca dhe veto për çdo gjë që ekziston në Kosovë. Dhe e treta është që do duhej që Mustafa komunitetit serb në Kosovë t’ia bënte të qartë që një përfaqësim i tillë që po bënë Lista Serbe është kundër vet interesave të tyre, sepse në këtë formë vetëm po nxitet konflikti ndëretnik në Kosovë”.

Përfaqësues politikë të Veriut kërkojnë që të kenë Forca të Sigurisë tani

Katër komunat në Veri të Kosovës kanë përkrahur kërkesën e Qeverisë dhe Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, që të krijohen forcat e sigurisë për Veri. Përmes një komunikate për media, disa përfaqësues politikë të Veriut kanë thënë se kjo forcë e sigurisë do të ishte e përbërë në përputhje me përqindje etnike të banorëve në atë pjesë. “Përbërja e Forcave të Sigurisë në Veri do të përbëhej nga përqindja etnike e banorëve atje. Ekzistenca e këtij formacioni do të garantonte për siguri”, thuhet në komunikatën e përfaqësuesve politikë serbë në Veri, transmeton B92.Në këtë komunikatë thuhet se në krye të këtyre forcave do të ishte një përfaqësues i komunitetit serb, i cili do të zgjidhej nga ana e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

A po deshironë Brukseli që të ketë Kosova dy ushtri?!

Po, ne rastse kemi parasyesh rastin e komunave serbe që lëshuan një deklaratë të përbashkët,thuhet; Funksionarë të këtyre katër komunave me shumicë serbe kanë vlerësuar se Forcat e Armatosura të Kosovës, sipas Marrëveshjes së Brukselit, nuk do të duhej të jenë të pranishme edhe në Veri. Tani nga Brukseli po thon; ''kjo është çështje e mbrendshme e Serbisë, e veriu i Mitrovicës tani çka është?! A është çështje e mbrendshme e shtetit të Kosovës? Po, po por Brukseli e BE, po deshirojnë për shtetin Serb nji standard qysh iu pelqen serbëve e për shqiptarët një tjetër standard qysh iu pelqen edhe Serbisë,por edhe Brukseli e BE-së.Kjo nuk do të ndodhë kurrë sepse shqiptarët tani janë vedisuar dhe si komb do të reagojmë dhe përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë nuk do të hiqet kurrë,sepse një gjë e till nuk ka ndodhur deri sot në anjë shtet që ta lejoj dikend tjetër të flas në emer të dëshmorëve të vet që derdhen gjakun për vendin e vet.

Të gjitha këto të zeza ndaj shqiptarëve i kanë kryer kasapët e Karpateve

Serbia gjithë këto të zeza i ka bërë ndaj kombit shqiptar me shekuj e ndihmuar edhe nga (nëna Rusi), që prejardhjen serbet e kanë nga Karpatet, kurse Ilirët që shqipëtarët e kanë prejardhjen kanë qenë të shtrirë deri te,andej e kendej qutetit të Nishit dhe ato janë tokat dardane por bota i ka mbyllur sytë ndaj kombit shqiptar dhe po e përkrah Serbinë me të madhe në dëmë të kombit shqiptar.

Tani po kjo BE, tani e ka momentin të flas bile edhe me shumë argomente se nga e kanë prejardhjen serbet e nga shqiptarët.Dhe si u pushtuan tokat shqiptare dhe nga kush? E jo tani edhe pas 17 viteve pas lufte tani veriun e Mitrovicës,misionet ndërkombëtare po ngurrojn në drejtësi dhe me plot bindjen time(edhe pse janë në dije edhe e gjithë bota për historin e shqiptarëve)po na dëmtojnë pa të drejt.

Këta kriminele me bishta të ardhur nga Karpatet ruse,këta korba të zi gjithëmonë me urretje,dhe nuk turprohen fare kanë urretje, ndaj shqiptarëve po se po, por e ndaj të tjerëve dhe këta po krijojnë destabilizim në Ballkan dhe bota po i mbyll sytë dhe po shtirret se nuk po shef gjë?!

Tani ne si komb fatin ton e kemi ne duart e tona

Është rasti tani që unik dhe të bashkuar të reagojmë ndaj kercnimin të Serbisë me rastin e heqjes së përmendorës së Ushtrisë Çlirimtare Preshevë, Medvegjë, Bujanocë (UÇPMB) dhe asj të (UÇK), që është ngritur në Preshevë. Që kjo nuk i pelqen Serbisë. Po a ka ndokun ne botë që ndodhë këso reagimesh ku një popull luftëtarëve të vet ia ngrit një përmendore apo një lapidar e populli tjetër ta rrenoj atë?! Pra,tani ne fatin tonë e kemi ne duart tona. Nuk do të lejojmë që të tjerët të dominojnë mbi historinë tonë kombëtare dhe në vlerat tona historike e kombëtare. Ata që e deshirojnë një luftë të tret munden ti mbyllin syt para këtij akti por ne si komb jo kurr ma kurrë...

Një Serbi që ngjuren e fëtyres nuk e ndryshon asnjëher, me këta gënjeshtar,që e njohin vetëm dhunën dhe gjakun. Pse pra toleron bota kështu?! A ka në botë drejtësi?! Dhe Serbia ende po përgdhelet ende nga disa shtete,duke harruar se po kjo Serbi s'është gjë tjetër vetëm shtrig e vjetër.

Veriu i Mitrovicës, projekt i nazizmit serb

Nuk është kjo hera e parë,që projekte të nazizmit serb,janë bërë edhe më herët në emër të demokracisë, ndaj kombit shqiptar, ku po pretendohet tani edhe me veriun e Mitrovicë,që synohet(amaneti i babës së kombit serb) Dobrica Qosiqit,që 28 për qind e teritorit të Veriut të Kosovë, ta përfitojë Serbia si teritor serb, dhe të përmbushet plani nazist i kahershëm. DHe vetëm kështu protendon shteti serb dhe politika e Beogradit, për të hequr dorë nga Kosova dhe për ta njohur Pavarësinë e Kosovës.

Pra, sa i perket ëndrës nazizte tëSerbisë,që më shekuj ka vepruar në këtë mënyrë,që po fshe shteti Serb, që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon që 28 për qindshin e teritorit të kësaj ane ta kthej në teritorin e shtetit Serb,dhe për ta quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi, dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës. dhe për të bind BE dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë - Serbi.

Politika në Beograd e di mirë që e ka humbur Kosovën njëherë e përgjithëmon, po nuk po mund ta gjejë arsytimin para qytetarëve që i ka rrejtë vazhdimisht?!

Pas pretendimeve të Serbisë,gjëja se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte shkelje e së drejtës ndërkombëtare, u fundosën kur GJykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, (GJND), refuzoi padinë e Serbisë, dhe ky ishte grushti i parë në dëmë të shtetit Serb dhe në pafajsinë e shtetit të Kosovës.Kurse grushti i dytë që e morri shteti Serb ishte ai i Kancellares, Angela Merkel, në vizitën e fundit që i bëri Beogradit, dha një mesazh të fuqishëm dhe shumë të kjart ku i sygjerojë kreun shtetëror në zemer të Serbisë, pra në Beograd se;’duhet medomos të shuhen strukturat paralele kriminale serbe në veri të Mitrovicës dhe dioalogu te jetë frytdhënës e jo siç ka shkuar dri më tani’.

Tani Serbia nuk po mundet të vetëdisohet se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisari gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti Serb nuk e zbaton rregullat ndërkombëtare sa iu perket minoritetetve që jetojnë në Serbi. Kemi tri komunat në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti, që vite me radhë jo veqse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshir edhe Europën e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës edhe pas 17 viteve përfundimit të luftës, çështjeja e veriut të Mitrovicës ende e pazgjedhur. Por këtu nuk është fajtor vetëm Serbia me këtë gjendje që e kemi në veri të Mitrovicës,por edhe ndërkombëtarët dhe misionet e tyre si KFOR-i, UNMUK-u, EULEX-i ,e të tjerët që deri më tani e toleruan shtetin Serb të manipullojë me të gjithë dhe që 17 vite edhe BE –ja edhe Kombet e Bashkuar,të gjithë këto nuk po munden ta ndalin një Serbi,sepse atyre po i’ a kana kështu?!

Qeveria e Kosovës me aleatët e saj mos të heqë dorë nga shtrirjen e sovranitetit në Veri

Pasi ne tani jemi shtet dhe në Veriun e Kosovës, gjegjësisht në veriun e Mitrovicë nuk e kemi të shtrirë sovranitetin dhe strukturat paralele kriminale serbe po veprojnë atje, iu ipet e drejta kushtetuese Qeverisë sonë që ne kordinim me aleatët tanë që pikat daganore 1 dhe 31 në Veri ti kontrolloi SHërbimi Policor i Kosovës (SHPK),dhe sovraniteti shtetëror të shtrihet edhe në atë pjesë dhe të sundojë ligji në bazë të Kushtetutës së Kosovës,dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë. Sepse çdo vones do t’na kushtojë se edhe moralisht edhe kombëtarisht Qeveria jonë e ka si obligim shtetëror që pjesën veriore mos ta lë anash, se Den Baba Den veriu i Mitrovicës ka qenë është dhe do të jetë tokë e shtetit të Kosovës, që edhe pse ishim në tokën të bekuar të Kosovës, që gjithëmonë ka qenë tokë agrage e shqiptarëve ,iu desh të gjithë qytetarëve të Koasovës, që ndaj një shteti kriminel ta mbrojmë me armë këtë tokë të bekuar gjatë viteve 1998-99,të derdhim gjak dhe tani gjaku i dëshmorëve e vulosi tokën e Kosovës,dhe amanetin e tyre duhet ta qojmë në vend.

Cili ishte amaneti i gjeneralit Byhler ne largim,për qytetaret e Kosovës...

Komandanti i KFOR-it,gjenerali Erhard Byhler, në largim nga Kosova, na la një amanet që ky amanet për të gjithë ne në Kosovë veç ishim në dijeni?! DHe a e dini çka tha?! ‘Situata e sigurisë në përgjithësi në Kosovë është e mire,përjashtuar Veriun,që vazhdon të ndikohet nga strukturat kriminele dhe ekstremiste serbe. Këtë e tha në’ ikje’,në përfundim të mandatit të tijë,para mediave që ishte konferenca e tij e fundit. Dhe ka vazhduar;’Që nga fillimi i mandatit tim e kam kuptuar se situata e sigurisë në Veri të Kosovës është jashtëzakonishtë e keqe. Kriminelet dhe radikalet i përcaktojnë rregullat e tyre dhe i zbatojnë ato mbi popullsinë dhe se ajo më me pa vlerë ishte thënja e tijë kur doli nga goja e tij se këta kriminel e radikal nuk janë të dirigjuar nga Beogradi?!.....

Reagimin im i botuar në një mediumi kosovar me këtë rastë,ishte;

Edhe pse njëri nga botuesit e gazetave ku unë pikrisht shkruaj tema të ndryshme, më dha vretje se mos te shkruaj apo dergoj letra te hapura institucioneve tona apo edhe nderkombëtare,kete herë po bëhem i ndegjueshem,por tjera herave JO se kjo është arsyeja;pse tani shkruaj si gazetar analist i pavarur,dhe lexo në vazhdim;

Ju si erdhët në Kosovë ashtu edhe shkuat?! GJatë misionit tuaj për çka edhe ishit këtu,në cilësinë e Komandantit të KFOR-it, ike me duar në xhepa,dhe këto amanete që i le popullit kosovar, ne kemi qenë në dijeni që 17 vite se kush po e destabilizon gjendjen kaotike në Veri të Kosovës gjegjësisht në veriun e Mitrovicës. Por ju nuk e kryet Misionin e juaj për çka edhe ishit këtu siç nuk janë duke kryer Misionet e tyre as UNMIK-u,as EULEX-I dhe as KFOR-i,që ju ishit Komandant i këtijë Misioni.Ju ishit këtu, z.Buhler për ta stabilizuar këtë gjendje kaotike,dhe tash po ktheheni fitimtar për vete duke marrë euro të majme dhe familja e juaj ju prêt me padurim.Këtë shkrim, z.Byhler nuk e bëra për tju ofenduar, për punën e juaj gjatë këtij mandati dhe deklaratave të juaja në ikje gjatë një konference për medija dhe atë çka e deklaruat ashtu e gjetet ashtu e late dhe më e keqja dhe ma e pakuptimta ishte thënja e juaj publikisht se këto struktura paralele radikale e kriminele serbe nuk derigjihen nga Beogradi?! Kurse e tërë bota e di se këto struktura pikrisht udhëhiqen dhe financohen nga Beogradi. Jam shumëi i sigurt se këto deklaratat e juaja në ikje nga Kosova i kanë ndëgjuar edhe familjarët e juaj, dhe medomos për të gjitha këto do të kritikoheni edhe nga familjarët e juaj?! Sepse siç jemi ne qytetarët e Kosovës të informuar se çdo shtet që sjell misionet e tyre këtu në Kosovë, sjellë njerëz me shkolla fillore që po i dergojnë këtu sa për të kryer misionin e tyre dhe të kthehen në vendet e tyre të pasuruar. Këtë e kam parasyesh të ardhurat mujore të ndërkombëtarëve në Kosovë me ato vendore që kanë një dallim marramendëse……

Tani këtu e shef Serbia dobsinë e ndrkombëtarëve dhe vendorëve dhe e shfrytëzon rastin sic po e shfrytëzonë, besa edhe i shpallë luftë NATO/s për Kosovën, pasi NATO është shpresa e fundit, që do ti dal ne mbrojtje Kosovës,pasi Sebiua karshin Rusisë e pretendonë këtë dhe mendon Serbia se nuk do ti bëhet vonë kurrë,derisa institucionet shtetërore te Kosovës gjithnjë po i zë gjumi dimror dhe nuk po munden të zgjohen edhe tere vitin tani dhe cka smund të ndodh në Kosovë tani.....

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".