Gjykata Speciale të mos i shkelë ligjet ndërkombëtare

Gjykata Speciale të mos i shkelë ligjet ndërkombëtare
Gjykata Speciale të mos i shkelë ligjet ndërkombëtare

Muhamet Kelmendi

  • 31 May 2021 - 13:24

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Kelmendi

Në kohen kur ngritën aktakuzat mendohet se dëshmitë dhe provat janë prezentë dhe se ka fakte për zhvillim të procedurës gjyqësore, deri në dënim. Tash po del se prokurorët e kësaj gjykate fare nuk kanë prova dhe se tash janë duke u përkthyer provat e marra.

Kjo çështje kështu u provua sot nga avokatët në seancë paragjyqësore në Den Hag. Duket se provat janë në gjuhen serbe apo maqedonase, mundet edhe shqipe. Këtë kështu e cilësoi avokati nga SHBA-te. Ai tha: "Këtu kemi shkelje të rënda...!

Ato po vijnë mu nga fakti se arrestimet janë të parakohshme, për të mos thënë, antiligjore dhe janë thjeshtë shkelje të rënda të lirive dhe të drejtave të njeriut e të qytetareve". Juridikisht është e qartë se nuk mund të arrestohet askush pa fakte dhe prova që provojnë veprën penale. Mbi ato ngritët aktakuza dhe arrestohen të dyshuarit për veprën qe akuzohen.

Po nëse arrestohet një i dyshuar, atëherë provat kërkohet te jene prezentë ne shqyrtimin kryesor, qe nga momenti i arrestimit. Dhe, te njëjtat u epen palëve për përgatitjen e mbrojtjes juridike te kualifikuar. Këto mungojnë. Te arrestuarit gjinden ne burg. Provat mungojnë. Gjykimi fare nuk ka mbështetje juridike për shqyrtim kryesor dhe as për arrestim.

I takon Gjykatës qe mos te vazhdoje me teje me këtë shqyrtim qesharak. Te akuzuarit duhet te lejohen ne liri dhe se i takon Prokurorisë Speciale te beje dhe siguroje provat dhe te njëjtat te jene ngarkuese për te akuzuarit dhe ato te jene ne disponim te palëve ne procesin gjyqësor. Ne asnjë ligj, qofte vendore, qofte ndërkombëtar, nuk veprohet pa prova.

Nuk kapen dhe nuk arrestohet askush, sikundër edhe nuk hapet shqyrtimi kryesor pa fakte dhe prova. Nuk ka asnjë logjike juridike forma e tille e gjykimit ne Dene Hag. Gjykata Speciale kërkohet te përfundojë këtë shqyrtim gjyqësor qesharak dhe te pambështetur ne prova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".