Aksion për arrestimin e hajnave, peshq të mëdhenj, të ish-pushtetit të paprekshëm

Aksion për arrestimin e hajnave, peshq të mëdhenj, të ish-pushtetit të paprekshëm
Aksion për arrestimin e hajnave, peshq të mëdhenj, të ish-pushtetit të paprekshëm

Dardan Grapci

  • 01 June 2021 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Mendoj që ka ardhur koha që nga Qeveria Kurti 2 të kërkon nga zbatuesit e ligjit që të fillojnë me arrestimet e PESHQËVE TË MËDHENJ, si dhe të vazhdohet pastaj tek ata peshqit e vegjël vartës të të mëdhenjve. Vetëm duke e zbatuar ligjin dhe vetëm duke e zbatuar rregulloren e punës së gjyqësorit, atëherë qytetarët do të kenë në drejtësi, ndryshe i bëj apel këtyre gjyqtarëve të korruptuar që të mos i arrestojnë qytetarët kur e vjedhin 1kg buke në shitore, sepse atë e bëjnë nga varfëria dhe uria por filloni ti arrestoni ata të cilët po i vjedhin nga 2 - 5 milion euro nga shteti.

Organet e drejtësisë në Kosovë, duke ia filluar nga Prokuroria e Gjykatat e deri tek avokatët shtetërorë dhe privat, që nga vitet 2001 e deri më sot kanë punuar dhe vepruar në kuadër të direktivave të mekanizmave politike dhe mekanizmave individuale, më shumë se sa që kanë punuar sipas Ligjit dhe Drejtësisë. Prandaj institucionet shtetërore të cilët kanë qenë të kapur nga politikanët profiter asnjëherë nuk janë gjykuar apo dhënë ndonjë shpjegim nga Prokurorët, për këta persona.

Organet e drejtësisë në Kosovë duhet urgjentisht të hetohen nga Qeveria Kurti 2, duhet të pastrohen listat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duhet të pastrohen listat e policëve të cilët kanë qenë nën shërbim të politikës kriminale dhe të cilët e kanë shkelur ligjin duke i vënë pranga personat e pafajshëm, vetëm që ata të cilët i kanë paguar të jenë të lirë. Nuk është çudi që sot qytetarët po kanë dyshime tek drejtësia, sepse kjo drejtësi e ashtu quajtur - LIGJ, në fakt ka qenë e korruptuar nga koka deri te këmbët.

Lufta kundër korrupsionit asnjëherë nuk ka fund, por në qoftë se bashkë fillojmë të mendojmë për një të ardhme të sigurt, unë jam i bindur që drejtësia duhet ta ketë rolin e vetë të pavarur dhe qytetarët do jenë ata të cilët do i ndihmojnë këtij institucioni të përparoj, por nëse vazhdohet që gjyqësori të punoj për interesa të politikanëve dhe mafio-oligarkëve, atëherë pse këta të fundit kërkojnë nga qytetarët ta zbatojnë ligjin?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".