Së pari NJOHJA nga OKB-ja, pasataj kompromisi me Serbinë !

Së pari NJOHJA nga OKB-ja, pasataj kompromisi me Serbinë !
Së pari NJOHJA nga OKB-ja, pasataj kompromisi me Serbinë !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 02 June 2021 - 09:31

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr. Mehdi HYSENI

-Jo anasjelltas, së pari njoja e “Zajednicës serbe”, sepse kjo do të ishte fatale për territorin, për sovranitetin dhe për shtetin e Kosovës.

Pra, thjesht, për të arritur kompromosin politik me  palën negociuese serbe të Beogradit, pala negcouese shqiptare e Kosovës, SË PARI, duhet të kërkojë NJOHJEN E KOSOVËS NGA ANA E KOMBEVE TË BASHKUARA, jo nga Serbia, sepse ajo është çështje e brendshme e vullnetit të saj, të cilën askush nuk mund ta detyrojë ta njohë apo mos ta njohë Republikën e Kosovës. Kështu thonë parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare.

Sovraniteti legal  dhe sovraniteti kolonial

Me gjithë përpjekjet dhe me luftën politiko- diplomatike të dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), që në vitet ’90 të arrinin konsensusin për reduktimin dhe për eliminimin e stoqeve të armëve bërthamore për t’i dhënë fund luftës së ftohtë si formë e garës 30—vjeçare në armatimin konvencional dhe bërthamor  në dimensione  të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, mbyllja e kaptinës së saj, fatkeqësisht nuk solli në zgjidhjen e çështjeve dhe të problemeve kontestuese me të cilat ballafaqohej bashkësia ndërkombëtare, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore (9 maj 1945- 1989).

Edhe pse, pas shthurjes së BRSS-së, në Evropën Lindore dhe Juglindore përmbyset  sistemi socialist dhe komunist i shteteve anëtare të bllokut evropianolindor me Bashkimin Sovjetik në krye dhe me Traktitin e Varshavës (1955-1990), fenomeni i armës dhe i armatimit (si formë e përdorimit të forcës) nuk humbi rolin dhe rëndësinë në sferërn e marrëdhënieve ndërkombëtare. Por, pas zhbalancimit të ekuilibrit  të forcës së sistemit dypolar të dy superfuqive botërore (1989-2021), erdhi në shprehje thellimi dhe ashpërsimi i kundërtive  ndërmjet shteteve, si dhe krijimi i trysnive të reja në garën për dhe kundër zhdukjes së sovranitetit të shteteve si kategori historike, juridike dhe politike.

Në këtë vështrim, fatkeqësisht, edhe pas mbylljes së kaptinës së luftës së ftohtë (1948-1989) sovraniteti kolonial i Serbisë ngeli i paprekuar nga Evropa dhe nga Kombet e Bashkuara.

Këtë e dëshmuan edhe tri agresionet gjenocidale të saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Me të drejtë e quajmë sovranitet kolonial, sepse Kosova ishte koloni e Serbisë jo më pak se 100 vjet (1912-1999), ashtu siç janë edhe sot, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja koloni të Serbisë (1912-2021).

Ky sovranitet nuk ka asnjë bazë legale sipas së drejtës ndërkombëtare, ngase është ndërtuar me forcë, me gjenocid, me agresion dhe me aneksim mbi territoret e Shqipërisë etnike, ashtu sikur që është krijuar “Republika srpska” e Radovan Karaxhiqit, e Moçilo Kraishnikut, e Ratko Mladiqit, e Bilana Plavshiqit dhe e profesorit të filozofisë,  Nikola Kolevq…etj. më 9 janar 1992, i cili ka shërbyer si “nënkryetar i saj, gjatë viteve, dhejtor 1992 deri në shtator 1996”.

Pra, kjo “Republikë serbe” juridikisht sipas së drejtës ndërkombëtare është ilegale, sepse është krijuar me gjenocidin serb ndaj myslimanëve boshnjakë të Bosnjës.

Prandaj, sovraniteti gjenocidal i saj assesi nuk mund të jetë simetrik për nga përmbajtja e sovranitetit të ligjshëm si kategori juridike e së drejtës ndërkombëtare.

Derisa Serbia po ngulmon që me çdo kusht ta rikthejë sovranitetin e saj kolonial në ish-koloninë e saj-Kosovë, si dhe Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, edhe më tej ta mbajë si koloni të veten, OKB-ja ka  plotësisht të drejtë dhe për detyrë, që të ndërhyjë në çështje të brendshme të Serbisë,  që ta ndëshkojë sovranitetin kolonial të saj, ashtu sikurse në rastin e Kosovës (24 mars- 10 qershor 1999), kur NATO-ja bombradoi forcat agresore të Serbisë.

Autonomia  e minoritetit serb në veriun e Kosovës-shtet i pavarur nga Kosova !

Pse minoriteti serb dhe Beogradi zyrtar me ngulmë po kërkojnë që nëVeriun e Kosovës, të formojnë “Zajednicën serbe”, sepse ( ashtu siç kemi shkruar me dhjetra e dhjetra herë) ai do të ishte hapi i parë i autonomisë politike, që de fakto dhe de jure nëkupton shkëputjen juridiko-politike, administrative dhe kushtetuese nga çdo formë varësie e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës.

Për të mos ndodhur ky absurd politik në dëm të sovranitetit të Kosovës, në tyrezën e negociatave të palëve shqiptare dhe serbe në Dialogun e Brukselit, pa tjetër, duhet jetë shqyrtimi i sovranitetit kolonial të Serbisë. Pa ngritjen e kësaj “teme” nuk do të ketë asnjë gjasë reale që të arrihej ndonjë kompromis politik, me gjithë shërbimet e vullnetit të mirë të palëve ndërmjetësuese të BE-së dhe të Amerikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".