Është me urgjencë anëtarësimi i Kosovës në NATO, për BE dhe OKB kemi kohë të presim

Është me urgjencë anëtarësimi i Kosovës në NATO, për BE dhe OKB kemi kohë të presim
Është me urgjencë anëtarësimi i Kosovës në NATO, për BE dhe OKB kemi kohë të presim

Fadil Maloku

  • 02 June 2021 - 12:47

Kryeminister Albin Kurti, bëju me dije Uashingtonit dhe Brukselit nevojën tonë urgjente të anëtarësimit në NATO, se për BE-ne dhe OKB-ara, kemi kohë mjaft .

1. Indeferenca apo "mbyllja e syve" e Uashingtonit dhe Brukselit, ndaj ofensivave agresive për mosnjohjen e Kosovës nga "pesëshja" europiane (Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro), e ka trimëruar aq shumë Serbinë, sa që asaj në një mënyrë apo në tjetrën i është lejuar që jo vetëm të provoj ta kontestoj de facto (se de jure e ka dhënë mendimin GJND-ja) si pavarësinë, ashtu edhe shtetësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, një zgjidhje e përkohshme dhe kujtoj tejet e rëndësishme për qetësinë dhe sigurinë e gjithë Ballkanit perëndimor, do ishte anëtarësimi urgjent i Kosovës (jo në OKB-ara, siç mendojnë, besojnë dhe gjykojnë disa gabimisht) NATO dhe BE.

2. Ngase, duket që ideja e "mosnjohjes”, si një akt izolimi dhe armiqësisë ndëshkuese ndaj Kosovës, Serbisë është duke i dhuruar si alibinë e mosndëshkimit, ashtu edhe të "drejtën" e paqenë (juridike, politike, madje edhe historike...!) të "kompromisit" (që i bie; ose copëtim territorrial, ose Bashkësi të komunave serbe/në fakt; një "Republika Srpska" kosovare/), që është duke e kërkuar Presidenti serb , A. Vuçiq, "derë më derë", nëpër gjitha kancelaritë botërore...? KM Albin Kurti, në takimet me Lajçak dhe Palmer, duhet t'u shpjegoj si arsyet ashtu edhe shkaqet e insistimit që të bëhet më shpejt dhe më sigurt anëtarësimi në NATO dhe BE. Bile në NATO-, duhet bërë çmos që të futemi! Ky insistim, i KM Kurti, në njërën anë do i neutralizonte shumë stigmatizime dhe paragjykime lokale e globale për qeverinë e tij si kinse "ekstremisht majtiste dhe antiperëndimore e antiamerikane", dhe anën tjetër, Kosovës, do i krijonte de facto dhe de jure favore për një "umbrellë mbrojtëse" nga ndonjë aventurë në të ardhmen, serbo-ruse.

3. Po ashtu, jam shumë i sigurt që anëtarësimi ynë në NATO-, do e shpejtonte edhe "njohjen reciproke" që tani për tani mbetet vetëm një "karrem" jo joshësh...Ketë nevojë tonën imediate për prezencë shume më aktive në NATO, (që është padyshim interes; strategjik dhe gjeopolitik amerikan), duhet unjësuar me komunikimet dhe vëmendjen e Presidentit amerikan Joe Biden dhe atë të Sekretarit të Shtetit Blinken me udhëheqësit rajonalë. Uashingtoni, pra me lidershipin Biden, do të ketë në BE-ne (Lajçak dhe Boreli) aleatë të dëshmuar (Gjermania, Anglia,...) për ta mbyllur kapitullin e Kosovës, dhe për ta vendosur më në fund Ballkanin në rrugën e sigurisë, stabilitetit dhe paqes konseguente...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".