Qytetarët e Karaqevës edhe me një letër të hapur për institucionet e larta të Republikës se Kosovës

Qytetarët e Karaqevës edhe me një letër të hapur për institucionet e larta të Republikës se Kosovës
Qytetarët e Karaqevës edhe me një letër të hapur për institucionet e larta të Republikës se Kosovës

Selver Lenjani

  • 02 June 2021 - 12:54

Shkruan: Selver Lenjani

NJOFTIM-KËRKESË E BASHKËSISË LOKALE KARQEVË E POSHTME PËR KRYEMINISTRIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

1. Z. ALBIN KURTIN
2. PRESIDENTEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ZONJA VJOSA OSMANI
3. KRYEPARLAMENTARIN Z. GLAUK KONJUFCA
4. MINISTREN E DREJTËSISË ZONJA ALBULENA HAXHIU

Të nderuara  drejtues  të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.  Me ane te kësaj letre po ju njoftojmë se  ne banorët e brezit kufitar në mungesë të Noterit qe nuk ka Kamenica Noter qe 3 vite,  ne banoret e brezit kufitar Karaqevë e Poshtme për një dokument duhet të marrim rrugën Karaqeve - Kamenice – Gjilan,  për ta vërtetuar një dokument te Noteri.

Ne banoret e brezit kufitar e kem ne varferi te skajshme dhe konsiderojmë se  banoret e brezit kufitar nuk kan mëritur një anashkalim të tillë,  as qytetaret e Kamenices nuk e kan meritu te jen pa Noter, dhe per ta vertetu ket leter të hapur qe po ju dergojm ne mundeni edhe vet bindeni që është reale.

Te gjitha partit politike gjat fushates elektorale premtonin per komunen e Kamenices qe dota perkrahnin- ndihmonin mirepo me gjithate me neglizhencen e instutucioneve te republikes se Kosoves qytetaret e kamenices vuajn per Noter qe ska ky vend dhena keni lendi si qytetar te Kamenices si komuna ma e lendumja dhe me e pa ndihmuara dhe me gjithat nuk e kanë merituar qytetaret te jen këtë pozit te pa lakmuar ki ne ket koh te gjitha qytet e Kosovës jan te pajisur me Noter.

Valle te nderuara institucione te Kosovës keni nderin dhe respektin qe te na dilni me ndihm te pajiset me Noter komuna e Kamenice dhe fshatit Rogan qe numëron 45 maj banor qe ka komuna e Kamenicës te caktohet nje Noter.

Rogiqica si fshat e meriton te ketë një Noter . Mbes me shpresë qe kjo krekës te realizohet pozitivisht nga krerët e shtetit sepse syt i kemi nga ju.

Me respekt
Karaqevë e Poshtme-Bashkësia lokale Karaqevë e poshtme me kryetar Selver Lenjani

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".