Kah po shkon Partia Demokratike e Kosovës?!

Kah po shkon Partia Demokratike e Kosovës?!
Kah po shkon Partia Demokratike e Kosovës?!

Ismail Muçiqi

  • 03 June 2021 - 09:10

Shkruan: Ismail Muciqi

Partia Demokratike e Kosovës e dalur nga krahu i luftës ishte ajo e cila më së gjati qëndroi në qeverisje dhe në krye të institucionit të Shtetit, tani si duket ka pësuar një metamorfozë në programin dhe konceptin e saj. Shkuarja në Hagë të dy liderëve themelues të kësaj partie kanë ndikuar negativisht në kontunuitetin organizativ dhe politikë, duke e luhatur dhe ndryshuar herë pas here kahjen strategjike të politik bërjes.

TRI GABIMET TRASHANIKE TE PARTISE DEMOKRATIKE!

Qe nga zgjedhja e Enver Hoxha ushtrues i kryetarit të Partisë Demokratike e sidomos nga zgjedhjet nacionale kjo parti me vetëdije apo pa te i beri 3 gabime të cilat do ti kushtojnë negativisht një kohë të gjatë karshi elektoratit. Gabimi i parë të cilin askush nuk e ka pritur ishte bojkotimi, i grupit Parlamentar me rastin e zgjedhjes se Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Ky veprim ishte shumë i papritur nga ana e një partie e cila me retoriken e saj është krenuar si parti shtet formuese dhe kontribuuese për Çlirimin e Kosovës. Gabimi i dytë në vazhdimësi i udhëheqjes së kësaj partie në krye me Enver Hoxha ishte bojkotimi – refuzimi i ftesës së Albin Kurtit Kryeministrit të Kosovës për konsultim me partitë politike në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky veprim i gabuar në momentin më të rëndësishëm kur Kosovën e presin sfidat më të ndryshme padyshim se do ti kushtojë me votë Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Udhëheqja e kësaj partie para tri dite e bëri edhe gabimin e 3  kur Enver Hoxha refuzojë takimin me Miroslav Lajčákun i cili është përfaqësues i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Se me të vërtet në këtë parti kanë ndryshuar diskursi po tregon edhe mënyra e sjelljes të deputeteve të kësaj partie në opozitë në mbledhjet e Parlamentit të Kosovës. Akuzat dhe kritikat shumë të egra ndaj Qeverisë dhe Institucioneve janë shumë shqetësuese dhe tregojnë gjendjen emocionale dhe panikun në këtë parti politike. Këto sjellje u manifestuan edhe kundër Ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla duke e kaluar kodin dhe etikën demokratike të Parlamentarizmit. Sido që të jetë mendojë se është koha e fundit që klasa politike të vedisohet duke i lënë anash interesat personale dhe inatet, dhe të bashkohet për të krijuar një platformë shtetërore në interes të popullit dhe Shtetit të Kosovës karshi Serbisë. Çdo shmangej, hile apo opstrukcion nga kushdo qoftë, është i dëmshëm dhe do të sjellë pasoja negative për të ardhmen e vendit. Në fund po theksojmë se mënyra e sjelljes së ushtruesit të detyrës të Kryetarit të Partisë Demokratike Enver Hoxha është shumë shqetësuese dhe e papritur dhe askush nuk do të besonte se një personalitet  - intelektual si Enver Hoxha do të vepronte në këtë shkallë kundër unitetit dhe bashkëpunimit ndër partiak për interesat e vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".