Letër publike ish- ndërmjetësuese së Bashkimit Evropian në dialog, Federica Mogherinit

Letër publike ish- ndërmjetësuese së Bashkimit Evropian në dialog, Federica Mogherinit
Letër publike ish- ndërmjetësuese së Bashkimit Evropian në dialog, Federica Mogherinit

Ragip Guraziu

  • 03 June 2021 - 09:13

Shkruan: Ragip Guraziu

Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Kosovës, as më pak e as më shumë në këto bisedime në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë, veç se, po e arsytojnë ''zërin e arsyjes'', së qytetarëve të shtetit të Kosovës. Jam në dijeni se edhe ju keni dike mbi kokë, por, ama, duhet të jeni në dijeni, se shteti serb është që nga fillimi duke përdorun politikën shoveniste të Kasapit të Ballkanit,Sllobodan Millosheviqit, dhe çetnikve të Sheshelit,Arkanit etj.

Para vetës keni nacionalistn e regjur për popuj ''JO'' serb në bisedimet në Bruksel,presidentin serb,Tomisllav Nikoliqin.

Tomislav Nikoliqi ka arritur që brenda pak ditësh pas zgjedhjes së tij në postin e kryetarit të Serbisë të dominojë titujt e gazetave dhe lajmet në mediet elektronike në gjithë Ballkanin. Sapo lexoi formulën e betimit në Parlamentin e Serbisë, ku, mes tjerash, dha fjalën se do ta mbrojë sovranitetin e Serbisë, përfshirë edhe “Kosovën e Metohinë” si pjesë përbërëse të Serbisë,Me qëndrimin e tij se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid, Tomislav Nikoliqi provokon jo vetëm viktimat, por flet edhe në kundërshtim me Rezolutën e Parlamentit të Serbisë të miratuar në vitin 2010, përmes së cilës deputetët kërkuan falje për masakrën në Srebrenicë dhe duke iu referuar vendimit të GJND-së i dënuan krimet në qytetin boshnjak, ndonëse pa e përmendur në mënyrë eksplicite fjalën gjenocid. Si udhëheqës i opozitës të asaj kohe, Nikoliqi e ka kundërshtuar miratimin e kësaj rezolute. Pretendimi i Nikoliqit se në krimin masiv në Srebrenicë kanë marrë pjesë vetëm “disa serbë”,tani si president, nga aktivistët e të drejtave të njeriut në rajon konsiderohet si manipulim i fakteve historike. Madje edhe vetë qeveria e serbëve të Bosnjës ka pranuar më 2005 se në pushtimin e Srebrenicës kanë marrë pjesë rreth 20 mijë serbë.

E nderuar, Federica Mogherini

''Takimi në Bruksel. Raundi i fundit i dialogut mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë dështoi në tërësi. Atmosfera përshkruhet si shumë e keqe'',shkruajnë mediumet botërore.

U tha se ;'' Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë ku ishin përfaqësuesit më të lartë të vendeve, presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikoliq, si dhe kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, nuk dolën fare para gazetarëve. Burimet e Deutsche Welles thonë se takimi ka dështuar në tërësi dhe nuk ka pasur asnjë rezultat. Në fakt, përveç takimeve bilaterale me ndërmjetësuesen e Bashkimit Evropian në dialog, Federica Mogherini dhe një fotografie të bërë pak a shumë vetëm për hirë të nikoqirëve dhe opinionit, mes delegacioneve nuk ka pasur asnjë bisedim serioz, sepse pozicionet janë krejtësisht të kundërta''.

Shqiptarët më shumë përjetuan zi e terr

Po kush tjetër, pos tyre!? Ata që ishin këtu që kur nisi t’i lëshojë rrezet e para dielli e të rrezojë hëna tash bëhen fajtorë për çdo gjë. Ata që qenë banorët e parë të këtij vendi me kulturën dhe me gjuhën e lashtë të pellazgëve, me gjuhën ilireetruske shqipe që vinin nga Azia e Vogël e deri në Oqeanin Antlantik, që nga Afrika e Veriut e deri në detin Baltik. Dihet se uji i këtij deti ka edhe baltë prandaj edhe u quajt Baltik.

Askush nuk lotoi nga lotesjellësi më shumë se shqiptarët. Askush nuk u përgjak nga shufrat e gomës më shumë se shqiptarët. Askush nuk u vra nga automatiku më shumë se shqiptarët. Askush nuk u grushtua e shqelmua më shumë se shqiptarët. Të gjitha këto ndodhën me shekuj e me vite ndaj shqiptarëve nga të gjitha luftërat, që Serbia, edhe në emër të ish/Jugosllavisë, me kriminelët dhe çetnikët e saj, edhe pas shkatërrimit të ish/Jugosllavisë, që deri në vitet e 1998/99,shqiptarët ishin aty pa dëshirën e tyre, çetnikët dhe kiminelët serbë sulmuan dhen fyen edhe në baza kombëtare pareshtur shqiptarët, dhe e gjithë kjo ndodhi para syve të gjithë botës, vetëm e vetëm pse shqiptarët kërkonin Diell për Kosovën. Disa përjetuan edhe më shumë që harruan familjet e tyre, fëmijët e tyre, djepat, rrezet e bardha të diellit nëpër qelitë e burgut të serbëve për këmbënguljen e tyre për lirinë e Kosovës, dhe amanetin e dëshmorëve të kombit të të gjitha luftërave e sidomos kësaj të fundit, amanetin e Ylfetës, të Jusuf e Bardhosh Gërvallës, e të Kadri Zekës, të Afrim ZHitisë, të Fahri Fazliut, të Enver Hadrit, më përtej të Adem Jasharit, Jasharëve të tjerë dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar të Luftës së UCK/së.

Shqiptarët nuk u kursyen nga vrasjet edhe torturat edhe në shërbimin e detyrueshëm të APJ/së,sepse oficeret serb ishin edhe në atë kohë shumicë

Derisa shumica e shqiptarëve, të rinj 18/vjeqarë, ishin duke kryer shërbimin e tyre, pak ditë para se të përfundonin dhe t’i ktheheshin gjirit familjar, u kthyen në arkivole. U vranë nga oficerët serbë që ishin dominues në të gjitha kazermat e ish/Jugosllavisë dhe kjo ndodhi para syve e gjithë botës dhe që nuk do koment se sa vuatje patën shqiptarët dhe përbuzje derisa dikur vonë, falë, Amerikës, NATO/s dhe UCK/së, Serbinë e përzumë nga Kosova, por jo edhe nga Veriu i Mitrovicës, që ky rast specifik më shumë po cilësohet si rast politik, e që dukush ka gisht në këtë ngjarje qe edhe disa vjet pas lufte nuk zgjidhet.

Tigri iu vërsul Kosovës

Vijmë të viti 1989, kur tigi iu vërsul Kosovës, atëherë u rënduan së tepërmi ditët e zeza të robërisë. Por të gjithë ishim të bindur se Kosova kurrë nuk do të mësohet të jetoj në robëri. U rriten burgjet, u shtuan burgosjet, torturat u bënë të përditshme, vinin njerëz nga viset e largëta e vendoseshin në Kosovë që ata të dukeshin më shumë kuse ne më pak. Kosovësiun morr Kushtetuta. I mbeti vetëm emri dhe qielli, shiu, bora, stinët e moti, dielli…Por Prangat e robërisë nuk i do as gjarpri i ftur në rrasa. Nuk i do as ujku i puseve të thive, e lëre më Kosova, të cilën gjaku s’e le të flejë në robëri.

Duke e parë që liria nuk dhurohet, as nuk mund të blihet në treg dhe as që mbillet në kopsht, Adem Jashari me shokët e tij rrokën armet dhe Kosovës ia sollën lirinë.

Tani Kosova ka tokën e vet. Ka qiellin e vet.. Ka retë e veta. Ka shiun e vetë. I ka stinët e veta. Tani pasi përfundoi mbikëqyrja e Kosovës dhe u miratuan edhe disa ligje e nene ,e ndryshoi edhe Kushtetuta, që këto të gjitha ndodhën në Kuvendin e Kosovës, dhe të gjithë u pajtuan me përfundimin e kësaj mbikëqyrje, vetëm deputetet e Vetëvendosjes, nuk po i besojnë kësaj mrekullie se Kosovën tani do ta udhëheqim ne vetë,, me duart tona. Evropa shtrigë, disa shtete po hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovë, aleatë të Serbisë dhe të Rusisë, e që një pjesë e këtyre shteteve po do ta ndajnë Veiun e Mitrovicës e që është opsion i kahershëm i mitit serb, me vite, se 21/23 për qind të territorit të Veriut të Kosovës po pretendojnë se do t’u takojë atyre, Serbisë pra, dhe ky është problemi që ne tani e tutje duhet të jemi të kujdesshëm.

Rruga drejt dritës ishte e gjatë dhe e mundimshme

E gjatë e mundimshme po, por krenare dhe e lavdishme, kur kemi parasysh se çfarë erërave iu kemi bërë ballë, të cilat në ato kohëra frynin nga të gjitha anët. Tokëlindja tani është e të gjithëve. Nuk bënë ta përbuzim atë, sepse është përplot me vargje ku bijtë e bijat e kësaj Tokëlindjeje, që quhet tani Pavarësia e Kosovë, janë bardë të poezisë dhe të këngëve të tyre. ”Ideali është dramë që shkruhet me gjak”, thotë Hasan Prishtina. Kush do t’i këndojë lirisë po të mos derdhnin gjak dëshmorët? Kush do ta thërriste lirinë përveç bijve e bijave të këtij populli të Kosovës? A ka më të shtrenjtë dhe më të shenjtë se Liria?

Rruga deri te kjo ishte e mundimshme dhe me shumë sakrifica. Kur njeriu jeton në liri ai është liri vetë. Tani edhe pas disa viteve pas lufte u krijua një liri, por më 17 shkurt të vitit 2008,Kosova shpalli pavarësinë e vet dhe pas pak muajsh edhe Kushtetutën, por sovraniteti ende nuk është shtrirë në veri të Mitrovicës, por tani Kosova nuk është shtet me mbikëqyrje, por defintivisht Kosovën e kanë në duart e veta vetë Qeveria, Presidenca, me strukturat tjera udhëheqëse me qytetarët e Kosovës dhe të kemi kujdes dhe të jemi të matur se si do të veprojmë tani e tutje, përveç se kemi punë gogja shumë brendapërbrenda siç që janë; luftimi i korrupsionit, papunësia, keqmenaxhimet dhe keqperdorimet, e shumë gjëra të tjera pasi jemi ende para syve të botës se sa jemi ne të aftë për të menaxhuar një shtet të sapodalur nga lufta dhe për të menaxhuar një popull siç ishin shqiptarët e Kosovës më të përvuajturit dhe më të përbuzurit në tërë rruzullin tokësor, tani është koha dhe momenti, se në liri dimë të udhëheqim shtetin tonë, kuklturën tonë dhe kemi një identitet të shkëlqyeshëm kombëtar.

Republika e Kosovës është e patjetërsueshme në rrugën e saj të pavarësisë e shtetësisë

Serbia, gjatë luftës djegur dhe rrafshuar të gjitha kultet fetare; xhamitë e kishat katolike shqiptare në Kosovë. Keni vrarë e masakruar dhe në fund i keni dëbuar qytetarët shqiptarë të Kosovës nga trojet e veta. Dhe, kjo është arsyeja që në Hagë i kishin kriminelët dhe do pas 13 vitesh janë liruar e do pritet të marrin vendimin e merituar,sië po flitet me burgim të përjetshëm, që vuajnë burgun, e tani jeni shpallur edhe shtet kriminal. Ata dini vetëm krime e gjenocide të bëjnë, sikurse kanë bërë edhe në Bosnje ndaj boshnjakëve

Serbia në krye me presidentin Nikoliq,dhe duke vazhduar politike hegjemoniste të diktatorit,Millosheviq dhe e ndihmuar nga aleati,Rusia,po bëjnë përpjekje të mëdha që të bindim njerëzit në të gjithë botën me argumentin se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, pasi që trashëgimia kulturore dhe historia e Kosovës janë tërësisht të Serbisë.

''Nëse e kemi ruajtur 11 shekuj, ne serbët do ta ruajmë edhe më tej, sepse gjeografia dhe ajo që gjendet në territorin e Kosovës nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe”,ka thënë Nikoliq.

Përgjigjja: Serbia i ka borxh Kosovës territore të shumta jashtë Kosovës

Asnjë pëllëmbë tjetër nga Republika e Kosovës Serbisë dhe pikë. Duhet të jenë në dijeni e gjithë bota e civilizuar se te “Molla e kuqe” e deri në Prevesë thuhet se është populli shqiptar. Republika e Epirit është shumë më e gjerë se Çamëria. Ajo është pjesa e shenjtë e Arvanitasve të Greqisë, që flasin shqip.

Pa ndihmën e tyre nuk është themeluar shteti i Greqisë. Prej kësaj republike e deri në Nish, Kosovën Lindore, jashtë Republikës së Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakun e Serbisë e në Malin e Zi, bashkë me tokat shqiptare deri në bregdetin e Malit të Zi, është toka autoktone etnike shqiptare, pra “Shqipëria e Bashkuar”.

Atëbotë, ishte bërë dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve me rob e me fëmijë nga Katundi i Mollës së Kuqe, Nishit, Toplicës, Kosanicës dhe Kazajsë së Vranjës, nëpër një dimër të ashpër, nga ushtria vrastare e piromane e knjazit të katërt serb, Millon Obrenoviqit.

Mos të harrojnë se në të gjithë librat e shenjta fetare shkruan:''Zoti i Madh ka thënë, e huaja kurrë nuk bëhet e jotja''. Mos të harrojnë se Zoti i Madh ia jep mundësinë popullit, për të mos i harruar të gjitha tradhtitë, e kur të vijë koha do të marrin patjetër hak.

Kërcënimet e tilla, synimet e përhershme, provokimet, etj. janë më se të vërteta e permanente, me gjithë krerët e Evropës së Bashkuar, që vetëm për Serbinë e sllavët veprojnë dhe kanë harruar se pikërisht serbët i kanë iniciuar luftërat botërore I e II. Janë politikanët e Evropës pikërisht ata që ia kanë ndërruar emrin Gadishullit Ilirik, duke synuar që të mos e njohim të kaluarën historike të tij dhe t`i themi “Ballkan”, ashtu siç dëshironin krerët e veçantë të Kongresit të Berlinit, më 1878. Këtyre ditëve sikur Serbia po merret me disa shkrime të saj të vjetra dhe pretendon të marrë nga Kosova “territore të tjera” nga e tërë Republika e Kosovës, sikur nuk ka marrë territore të mjaftuara nga territoret tona, edhe pse i ka marrë deri në Nish dhe Sanxhakun e Serbisë, që i mban nën dhunën e saj. Zaten, ato i ka shpopulluar tërësisht, nga gjenocidi i paparë, prej të qenit “toka shqiptare”, dhe ndonjërën nga këto treva, si p.sh.“Sanxhakun e Serbisë”, i ka futur nën mbrojtjen UNESKO-s, si “zonë të mbrojtur”…

Serbia i ka borxh Kosovës një territor më të madh, sa dy Kosova, rrethin e Nishit, rrethin e Pirotit, rrethim e Vranjës, rrethin e Leskovcit, rrethin e Toplicës, Përkupljes dhe Kurshumlisë, etj. Më vitin 1858 Përkupla i kishte 500 familje shqiptare të fesë myslimane, 300 familje shqiptare të fesë katolike, 10 hebrenje dhe 20 rome. Feja nuk është mbi kombin, por është nën kombin. Njeriu ka të drejtë të zgjedhë një besim, por kjo nuk ia cakton përkatësinë kombëtare.

Kosova ka qenë prej vitit 287 pjesë qendrore e Dardanisë (Dardhanisë) dhe ishte herët i pranishëm edhe krishterimi që ekzistonte që prej shekullit III, me Ipeshkvin në Ulpianë. Ajo ka qenë e banuar me shqiptarë, që në kohën e neolitit.

Nuk do mend se propaganda serbe, se “do të bëjë me veriun e Kosovës si Rusia me Krimenë”, është një propagandë e egër që bëhet me bekimin e qeverisë dhe nën udhëheqjen e krerëve të Shërbimit Inteligjent Serb - BIA.“Skenar ogurzi kanë përgatitur krerët ushtarakë dhe inteligjenca e shtetit të Serbisë me qëllim të realizimit të projektit të ngjashëm të invadimit dhe aneksimit të veriut të Kosovës, si Rusia në Krime”, thuhet në disa mediume të shkruara dhe elektronike të Kosovës.

Nuk ka asnjë dyshim që Kosova është e sigurt nga NATO-ja dhe vendosmëria në të ardhmen e saj. Kosova është e vendosur në hartën gjeopolitike e gjeostrategjike të Aleancës më të fuqishme të NATO-s në tërë botën dhe se informacionet e plasuara nëpër mediumet e influencuara prej palës serbe bëhen vetëm që të fitojnë kohë dhe të shtyjnë në vonesa të mëdha çështjen e Kosovës, veçanërisht në veriun e Kosovës deri në lumin Ibër. Republika e Kosovës është e patjetërsueshme në rrugën e saj të pavarësisë e shtetësisë. Të mendosh se mund t’i sulmosh NATO-n dhe Kosovën është një çmenduari e pabesueshme, sepse ‘Bonstill’-i është njëra pikë e saj që e ka si në pëllëmbë të dorës hapësirën e gjerë deri në Rusi. “Lufta e tretë botërore”, që e planifikojnë serbët, e ndikuar nga Rusia, do të jetë katastrofale për ta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".