Aleatët e Kosovës nuk e duan Kosovën një shtet jo-serioz

Aleatët e Kosovës nuk e duan Kosovën një shtet jo-serioz
Aleatët e Kosovës nuk e duan Kosovën një shtet jo-serioz

Gurakuç Kuçi

  • 03 June 2021 - 13:58

Shkruan: ANALISTI - Gurakuç Kuçi

Një shtet i vogël është edhe Luksemburgu apo Lihtejnshtajni, mirëpo rëndësia e tyre është më e madhe se sa gjysma e vendeve të Azisë e Ballkanit. Kjo pasi këto shtete e trajtojne rëndësinë e shtetit me seriozitet. Kosova duhet ta bëjë dhe kjo besoj tani është në terma real, e më së miri përfaqësohet serioziteti i Kosovës, kur aleatët e saj nuk imponojnë nga jashtë por vijnë në Kosovë dhe ofrojnë. Aleatët e Kosovës nuk e duan Kosovën një shtet jo-serioz, ata duan një shtet serioz pasi vetëm një shtet i tillë mund të jetë mik e aleat i qëndrueshëm.  

Kur në një shtet gjen kandidatë të fuqishëm, por të kërcënueshëm apo që blihen për interesa jo-shtetërore të cilët janë të gatshëm në çdo moment të ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe të shtyjnë agjenda jo të favorshme për shtetin, atëherë kjo tregon se shteti nuk gëzon as reputacion e seriozitet ndërkombëtar. Në anën tjetër, kur një shtet ka qeverisje të fuqishme dhe të pa-kërcënueshëm në veti të individëve, atëherë përfitohet edhe serioziteti ndërkombëtar. Kjo po i ndodh Kosovës tani. Vizita e Plamerit dhe Lajçakut është në këto terma. Vetëm kur jemi ne seriozë me shtetin tonë, edhe aleatët tanë do sillen serioz me ne. Shfrytëzimi i lëvizjeve gjeopolitike të fuqive të mëdha në interesat tona është mundësia më e mirë që mund të bëjnë vendet e vogla.

Mirëpo, nëse një vend nuk tregon seriozitet, edhe aleatët e atij vendi do lejojnë që ai vend të përplaset nga ujërat gjeopolitike të fuqive të mëdha. Nëse një shtet e trajton veten si të tillë dhe qeveriset në terma të shtetit modern, atëherë ky është cilësimi më i mirë. Një shtet i vogël është edhe Luksemburgu apo Lihtejnshtajni, mirëpo rëndësia e tyre është më e madhe se sa gjysma e vendeve të Azisë e Ballkanit. Kjo pasi këto shtete e trajtojnë rëndësinë e shtetit me seriozitet. Kosova duhet ta bëjë dhe kjo besoj tani është në terma real, e më së miri përfaqësohet serioziteti i Kosovës, kur aleatët e saj nuk imponojnë nga jashtë por vijnë në Kosovë dhe ofrojnë. Aleatët e Kosovës nuk e duan Kosovën një shtet jo-serioz, ata duan një shtet serioz pasi vetëm një shtet i tillë mund të jetë mik e aleat i qëndrueshëm. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".