Kosovës i duhet drita, jo errësira…?!

Kosovës i duhet drita, jo errësira…?!
Kosovës i duhet drita, jo errësira…?!

Skender Mulliqi

  • 04 June 2021 - 09:30

Shkruan: Skënder MULLIQI

Vitet e 90-ta te shekullit të kaluar ishin vitet e konfliktit dhe të luftës.Nga ajo kohë kan kaluar shume vite të cilat determinojnë të kaluarën dhe të tashmën .I lamë mbrapa gjitha këto vite , jo bash të mira, por megjithate jemi gjallë. Mardhënjët dhe naracioni ndaj luftës dhe pësha e saj, sikur janë pika qendrore e gjithë e ndodhive edhe të tashme , edhe pse do të ishte dashur të merremi më diminzionet e jetës të cilën nuk po e bëjmë ende ashtu siq e dëshirojmë.

Ende nuk jemi larguar nga vitët e 90-ta, tragjike për shqiptarët nga agresioni I shfrenuar serbomadh .Këtu ka një të vertëtetë e jo ndryshe. Edhe pse gjendemi bukur largë nga ajo kohë, nuk hulumtuam , nuk gjetëm mjete, nuk patem dije , e as nuk morëm përvojë që ta regullojmë ashtu si duhet jetën shoqërore dhe politike.Nuk patem kreativitet dhe as unitet , që ti përballemi më krizat politike , ekonomike dhe sociale , e as të zhvillohemi e që I patem dhe I kemi të gjitha predispozitat.

Na mungojë strategjia , së nuk kishim strategë dhe as njerëz të duhur për politikëbërje. Krizat dhe goditja nga pandemia globale , na e qiti arpallakun nga të katër anët. Dolën në sipërfaqe e gjithë mos gjeturia, padituria dhe malicioziteti I kastës politike që ishin në pushtet krejtë pas luftën.

U veprua sikur të ishte primare dominimi I njerit mbi tjetrin apo një partie politike mbi partinë tjetër. Kështu mbetem duke u sjellur në rrethin vicioz, duke mbetur shumë mbrapa proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike. Nuk patem dinamikë dhe as veprime dialektike si rast I mire që të ecim në hap më kohën. U ngulfatëm duke mos gjetur alternativa të duhura.

Në këtë hapsirë të ngulfatur politike dhe kulturore , na godtën shumë të liga, edhe morale e psikologjike. U lanë anash interesat shtetërore e nacionale , madje u vu ne pëshore edhe sovraniteti dhe integriteti territorial I Kosovës. Zunë vend manipulimet , kriminaliteti dhe korrupcioni që na varfëruan . Jemi lodhur nga padrejtësitë , të cilat kan rezultuar më largime masovike të rinjeve nga vendi.

Me shumë zuri vend terri së sa drita mbi nënqillin e Kosovës .Me në fund erdhëm në një situatë të një gjenerate të re politike , të cilët shpresojmë që do të janë e ardhmja e këtij vendi, një gjeneratë e cila është votuar më plebishit ,dhe të cilës i është dhënë besimi për ndryshime përmbajtësore në mbarë sistemin. Kjo e ka rastin e heqjës së kundërthënjeve të gjeneratës së kaluar.

Është koha e kapërcimit të pikëpamjeve partiake dhe ideologjike, si dhe ndarjëve mbi baza regjionale e krahinore, të cilat po theksohen.Është koha që retorika , idetë retrograde nga e kaluara komuniste të mbesin mbrapa. Nuk guxojnë të na përcjellin pa qartësitë dhe jo lojaliteti karshi interesave nacionale, sidomos kur bëhët fjalë për vazhdimin e dialogut më Serbinë. Mos uniteti dhe gabimet apo lëshimet e mundshme , janë të pafalshme dhe janë fatale per shqiptaret…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".