E zbulon profesori i njohur: SHBA dhe BE janë lodhur me mentalitetin ballkanik

E zbulon profesori i njohur: SHBA dhe BE janë lodhur me mentalitetin ballkanik
E zbulon profesori i njohur: SHBA dhe BE janë lodhur me mentalitetin ballkanik

Blerim Burjani

  • 04 June 2021 - 18:58

Shkruan: ANALIST -  Blerim Burjani

Analisti politik dhe profesori i njohur  Blerim Burjani, e ka vlerësuar si shumë serioze vizitë dhe mesazhet e dy emisarëve për dialogun me Serbinë, Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan i Shtetit  Matthew Palmer  dhe emisarit të BE-së Miroslav Lajçak, sepse ata kanë sfiduar palët që do të jenë në dialog, duke e lënë në  zgjidhjen në vullnetin e tyre për kompromisin që do ë bëjnë, për ta përshpejtuar edhe rrugëtimin drejtë integrimit në BE, ose bllokuar atë nëse nuk gjejnë një mes të pranueshëm për të dyja palët.

Palëve  në dialog, që janë krerët e institucioneve shtetërore në Prishtinë dhe në Beograd, pra Kosovës dhe Serbisë, çdo gjë ju është lënë  ta vendosin në dorën e tyre.  Nëse duan ta zgjidhin problemin që këto dy vende I ngarkon tash e dy dekada pas përfundimit të luftës, për të normalizuar raportet mes tyre dhe hapur perspektiven e integrimit në BE, le të ballafaqohen dhe le të gjejnë, SHBA dhe BE do ta kenë rolin ë  lehtësuesit dhe ndërmjetësuesit por edhe garantuesit të zbatimit të marrëveshjes që do të arrihet, por nëse jo, nëse nuk merren vesh palët, atëherë po ju thuhet shumë qartë që as SHBA-të  dhe as BE-ja  nuk marrin dhe as  nuk kanë përgjegjësi. Ata  ju treguan, bënë me dije  se nuk  ka  ndonjë aktivitet tjetër të BE-së dhe SHBA-ve në këtë proces. Palët duhet të bëjnë vetë kompromise , por nuk do të ketë detyrim as imponim. SHBA-të  janë të qarta që në fund duhet të ketë njohje reciproke, përderisa BE mbetet e pa ndryshuar dhe kërkon vetëm një marrëveshje të detyrueshme për palët,  nëse kjo marrëveshje arrihet, Pra i tërë procesi mbetet i diskutueshëm, kur…qysh…dhe si ?  Si do të arrihet kjo marrëveshje kur dihet që palët kurrë s’mundë të kenë ndonjë marrëveshje,  prandaj këtu fjalori politik dhe diplomatik ishte i qartë,  varet nga palët  nëse e duan  zgjidhjen apo jo. Ata  mundë të propozojnë opsione, ato opsione duhet të jenë vetë kreative prandaj këtu mbetet një pikëpyetje e madhe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".