Nga tandemi Vuçiq-Daçiq nuk priten qëndrime konstruktive

Nga tandemi Vuçiq-Daçiq nuk priten qëndrime konstruktive
Nga tandemi Vuçiq-Daçiq nuk priten qëndrime konstruktive

Muhamet Kelmendi

  • 05 June 2021 - 16:20

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Vuçiq dhe Daçiq vijnë nga një plejadë e politikanëve serbë me pikëpamje shoviniste dhe ata nuk ndryshojnë në raporte me Kosovën. Këta i takojnë grupit që mbanë përgjegjësi për dhunën e terrorin serbomadh mbi shqiptarët dhe si të tillë kërkohet dhe duhet të dënohen si kriminel. Por, jo vetëm këta të dy kriminelë, por edhe Vulin, me shumë të tjerë në pushtet. Këta janë kriminel të pa dënuar dhe nuk pritet që këta të ndryshojnë. Këta nuk risocializohen. Këtej nuk mund të priten deklarata dhe qëndrime tjera nga klani kriminal i Vuçiqit. Kosova kërkohet që të përgatit për qëndrimet dhe veprimet shoveno-fashiste serbe. Në çdo takim kërkohet qartësi te qeveritarët nga Kosova në fushën e luftimit të krimit dhe të gjenocidin serb. Çdo kund duhet të kërkohet përgjegjësi penale dhe civile në fushën e dëmit të shkaktuar, sikundër edhe financiare nga shteti serb. Qartë kërkohet të tërhiqet diagonalja për shqiptarët në Luginën e Preshevës me kërkesat serbe në Kosovë për ndonjë asociacion.

Diagonalja e tillë tregon se Kosova ka reciprocitet dhe se populli shqiptar nuk eshte një popull pa vlera dhe qe duhet asimiluar, siç po veprohet nga Beogradi ne Luginën e Preshevës. Shqiptaret kane humbur mjafte gjate historisë dhe kurrsesi nuk lejohet qe edhe tash te humbin toke dhe popull. Nuk janë shqiptaret popull i kategorisë se dyte a te trete. Shqiptaret janë popull i formuar dhe për atë shkak duhet te sjellët Qeveria e Kosovës ndaj kujtdo. Kjo vlen edhe ne raportet me shtetin kriminal serbomadh etj. I takon Qeverise te qartësoj karakterin e pushtetit dyshkallësh dhe kurrsesi mos te lejoj elemente te ndonjë shteti te ri serbomadh ne Ballkan. Çka eshte mjafte eshte mjafte.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".