Të veprohet urgjentisht për pastrim, dekriminalizim dhe llogaridhënie në sistemin e drejtësisë

Të veprohet urgjentisht për pastrim, dekriminalizim dhe llogaridhënie në sistemin e drejtësisë

Hajrullah Tërnava

  • 06 June 2021 - 08:34

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Një ndër institucionet e para të shtetit të Kosovës që duhet të pastrohet nga krimi dhe shkeljet ligjore është sistemi i drejtësisë, prokuroria, policia dhe gjyqësori. Prandaj kjo qeveri duhet të jetë e vëmendshme në veprimet që duhet ti ndërmerr që mos të lejohet më tutje  të vazhdoj të luhet akoma loja e skenarit të zvarritjes tepër të gjatë dhe zhvlerësimit të rasteve më serioze të krimit e korrupsionit nëpër gjykatat e Kosovës, madje me telekomandë shumë të ashpër të dirigjuar nga nëntoka kriminale.

Sistemi i deritashëm i drejtësisë që është ende në fuçi dhe nuk ka ndryshuar për të mirë, po reflekton shumë ngadalë sepse në po ato vende të punës janë po ata që e sollën  këtë vend në këtë situatë, situatë  që tani po tentohet të ndërrohet e reformohet me njerëz të përgjegjshëm, të pastër dhe të dijshëm, sepse kështu gjithçka po vendnumëron. Më njerëz të nomenklaturë së kaluar të emëruar nga nëntoka e krimit të organizuar në drejtësi, veç po tentohet të zvarritin shumë lëndë e pastaj po i mbyllin lëndët gjyqësorë  dhe ankimimet e ndryshme gjatë kalimit nëpër tri shkallët e gjykatës, duke u vizatuar i tërë̈ skenari deri në parashkrimin e tyre për shkak të vonesës. Në një̈ vend funksional ku drejtësia është̈ profesionale dhe e pandikuar kriminalisht e politikisht, ankimimet do të bënin punë, por kështu si  po funksionon tek ne, edhe  ankimimet po zvarriten me procedura të gjata  për vite e deri në dekadë, për të mos pasur kurrë̈ një̈ gjykim të drejtë dhe për t’u kaluar afati lëndëve. Kur njerëzit ankohen nga një̈ shkallë në tjetrën, rrezikojnë̈ për të mos pasur kurrë̈ drejtësi për shkak të zvarritjes e bllokadave të qëllimshme, me qëllimin e vetëm që të mos zgjidhet rasti por të sillet në rreth vicioz, dhe pa epilog. Kjo situatë e deritanishme sikur që është e dëshmon se edhe kjo është një̈ tregues shtesë se Kosova është̈ shtet ku sundon nëntoka kriminale e instaluar në (pa)drejtësinë̈ kosovare, dhe jo ligji e ligjshmëria prandaj bërja e shpejtë e ligjit VETTING për pastrimin e drejtësisë̈ është̈ i domosdoshëm sikurse uji për ujitjen e bimës që po rrezikohet nga etja. Pa ndryshime rrënjësore në sistemin e drejtësisë vështirë se do të ndryshoj diç e mirë, përkundrazi qysh edhe nga tani duhet s’paku të filloj spastrimi i atyre për të cilët ka fakte se ishin në shërbimin e pronto mafisë, e sidomos të atyre gjykatësve apo shefave në ato gjykata, që i kanë luajtur lojërat e manipulimeve të lëndëve deri në vjetërsimin përshkrimin e lëndëve, që kryesisht ato veprime i kanë bërë për shefat e mëdhenj të shtetit që i kanë emërua në ato vende të punës, që edhe ata kanë përjetua përfitime të ndryshme dhe si të tillë edhe këtë vetë janë pasuruar. Tani ky spastrim duhet të fillohet që nga tani, dhe në ato poste të vijnë njerëz që s’paku janë të pastër dhe punëtor, kurse kur të miratohet Ligji i VETTING-ut, atëherë të punohet me ato kritere që i parasheh ky ligj.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".