Të ndalen eksperimentet me shtetin e Kosovës, jo Asociacioni  me kompetenca ekzekutive, kundër  modelit të dy gjermanive

Faik Krasniqi

  • 06 June 2021 - 12:28

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Në prag të takimit të parë të fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në mes të kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb Vuçiq, një nga modelet për marrëveshje finale është lansuar edhe ish modeli i dy gjermanive. Analisti politik Faik Krasniqi thekson se edhe këtë model duhet refuzuar dhe injoruar, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një shtet që ka qenë agresor, kurse ne jemi viktima, E në rastin e Gjermanisë  shteti u nda për disa vite,  duke u ndëshkuar si shtet agresor  që në këtë rast nuk është  Kosova.

-Modeli i dy Gjermanive nuk mund te funksionoje. Dy Gjermanite kanë qenë gjermane në të dyja shtetet. Kurse Kosova është shqiptare, dhe Serbia është serbe. Kushdo që e ka menduar këtë version, nuk ka bërë zgjidhje por ka bërë nyje. Kosova në asnjë mënyrë nuk bënë të pranoj oferta të tilla, as për modelin e dy Gjermanive, por as për Asociacionin me kompetenca ekzekutive. Jemi shtet i pavarur, dhe pranimi i marrëveshjeve të tilla na zhbën si shtet. Më mire do të ishte një shkembim i territoreve, se sa të pranohen oferta të tilla!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".