Shteti ndërtohet pa krim e korrupsion!

Shteti ndërtohet pa krim e korrupsion!
Shteti ndërtohet pa krim e korrupsion!

Dardan Grapci

  • 06 June 2021 - 16:37

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Çdo gjë që po ndodhë brenda këtyre 3-4 muajve të këtij mandati të ri qeverisës është ajo se çka është premtuar në fushatë zgjedhore gjatë muajve  janar dhe shkurt ka filluar të realizohet.

 

Albin Kurti së bashku me deputetët e tjerë të LVV-s edhe viteve të kaluara sa ishin në opozitë  kanë qenë  me zë të fuqishëm kundër korrupsionit, dhe kundër atyre politikanëve të cilët e shkelnin ligjin, por në fakt Gjykata dhe Policia nuk guxonin të merreshin  me ta sepse  ishin nën ndikimin e politikës. Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani janë duke e bërë një punë që asnjë Qeveri e kaluar nuk ka guxuar ta bëjë e ajo është - luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë ata ministra, zv. ministra dhe pushtetar të tjerë të cilët ende janë të akuzuar dhe kanë aktakuza, muajve të vazhdim të gjithë do të përballen me ligjin. Tani mendoj që prokurorët duhet ta largojnë frikën, dhe të punojnë sipas legjislacionit dhe betimit që e kanë dhënë gjatë marrjes së detyrës si prokurore, tani ka ardhur koha që prokurorët të punojnë drejtë dhe ndershëm, mos të kenë frikë nga kërcënimet e palëve qoftë ajo palë mbrojtëse apo akuzues, sepse sipas kushtetutës çdo prokuror ka të drejtë të mbrohet duke siguruar edhe turpërojë apo duke kërkuar nga policia që ta mbrojnë jo vetëm atë, por edhe familjen e tij, nëse rrezikohen nga  grupet mafioze dhe krimi i organizuar. Qeveria aktuale është duke bërë një punë të mrekullueshme, prandaj  nëse  kjo qeveri vazhdon me këtë tempo, atëherë e kam një bindje që  do ta fiton edhe një mandat  të ri  të qeverisjes në vitin 2025, kur duhet të jenë zgjedhjet e re të rregullta për institucionet qendrore të shtetit, legjislativ dhe ekzekutiv.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".