Është koha për ta përgatitur fshesën e madhe të pastrimit të prokurorisë dhe gjyqësorit nga lidhja me krimin

Është koha për ta përgatitur fshesën e madhe të pastrimit të prokurorisë dhe gjyqësorit nga lidhja me krimin

Hajrullah Tërnava

  • 08 June 2021 - 18:37

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Nuk  duhet të ketë vend në prokurori për ata prokurorë, e as për gjyqtar në ato gjykata,  që i lënë në sirtarë kallëzimet penale që bëjnë fjalë për abuzime dhe krime të rënda ekonomike multi milionëshe . Nëse flasim për prokurorinë që duhet sa më parë të fillohet me spastrimin e sajë, situata nuk është aspak më e mirë as në gjyqësor, prandaj paralel me KPK-në duhet të veprohet edhe nga KGJK-ja, me vlerësim të hershëm gjeneral të vlerësimit real, kritik dhe me matje të rezultatit praktik.

 

Qeveria e re,  me mandatin që e ka për këto vite sa do të qëndroj në pushtet, gjithsesi e ka detyrë dhe obligim që ti luftoj të këqijat e qeverisjeve të deritashme që i janë sjellë këtij shteti, ku qartë vërehen e shihen ato të këqija, prandaj nuk do të thotë se patjetër kjo qeveri duhet të pret deri në miratimin e ligjit të VETTING-ut, sepse edhe pa një miratim të atij ligji krimi duhet të dhe mundë të  luftohet në të gjitha institucionet e shtetit, në një masë mjaft të madhe.  Qysh nga tani do të duhej që të fillon dhe përgatitet programi i KPK-së dhe KGJK-së për ta rishikuar para kohe politikën kadrovike, në parapërgatitje të procesit të VETING-ut, sepse të gjithë ata që janë zgjedhur deri më tani kryeprokurorë në PSRK dhe PTHK, por që nuk kanë pasur rezultate në punën e tyre, e që i bie të jenë shumica e kryeprokurorëve aktuale, duhet t’ua lëshojnë̈ vendin të tjerëve që kanë vullnetin, kurajën e guximin për të luftuar me ligj krimin e organizuar në vend.

Është e kuptueshme që kjo strukturë e prokurorisë duhet të mbikëqyret, duhet të vlerësohet  puna e tyre e deritashme dhe aty ku ka vepra kriminale, ndaj tyre të merren masa ndëshkuese të mos luftimit të krimit dhe të spastrimit të sajë, sepse ajo pjesë e prokurorisë do të vazhdoj me veprimet e saja si deri më tani që me njërën këmbë̈ do të jetë me politikën e korruptuar dhe me krim të organizuar, e me tjetrën bën gjumin mbi dosjet e krimit në zyrat e veta. Me që ky institucion i prokurorisë llogaritet si më i specializuari dhe më i autorizuari ti luftoj të gjitha të këqijat në shtet dhe është një ndër më të profesionalizuarit për këtë lëmi, duhet tash të fillohet të depolitizohet e të profesionalizohet. Ndryshe  për pa u depolitizuar plotësisht ky institucion i rëndësishëm  për shtetin dhe pa ju hapur rrugën prokuroreve të ndershëm, me etike e profesionistë, kurajoz e të guximshëm, është̈ vështirë që të vihen me shpatulla për muri zyrtarët e lartë te korruptuar që po shkatërrojnë shtetin e Kosovës. Në këtë situatë në të cilën gjendet prokuroria duhet që sa më parë të fillohet spastrimi i këtij shërbimi sepse nuk duhet të pritet shumë.

Nuk duhet të ketë vend në prokurori për ata prokurorë, e as për gjyqtar në ato gjykata, që i lënë në sirtarë kallëzimet penale që bëjnë fjalë për abuzime dhe krime të rënda ekonomike multi milionëshe . Nëse flasim për prokurorinë që duhet sa më parë të fillohet me spastrimin e sajë, situata nuk është aspak më e mirë as në gjyqësor, prandaj paralel me KPK-në duhet të veprohet edhe nga KGJK-ja, me vlerësim të hershëm gjeneral të vlerësimit real, kritik dhe me matje të rezultatit praktik. Nëse kjo qeveri donë që të mbetet në historinë pozitive të Kosovës, duhet që sa më parë të fillon që ti spastroj këto institucione të drejtësisë, e sidomos të koncentrohet në përpunimin dhe miratimin e Ligjit të VETTING-ut, që njëherë e përgjithmonë, sa më ashpër,  te luftohen të gjitha të këqijat në këtë shtet. Nëse arrijmë të pastrohemi si shtet i ri nga hipoteka e krimit të organizuar dhe korrupsionit,  Kosova shumë shpejt ka për tu përmendur si model,  dhe pse jo të  jetë edhe një ndër shtetet më të pastra në luftimin e krimit në përgjithësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".