Dialogu sfidë e madhe për kosovën plani i Atisarit ishte kompromis gjithshqiptare

Dialogu sfidë e madhe për kosovën plani i Atisarit ishte kompromis gjithshqiptare
Dialogu sfidë e madhe për kosovën plani i Atisarit ishte kompromis gjithshqiptare

Ismail Muçiqi

  • 09 June 2021 - 16:30

Shkruan:Ismail Muciqi

Kanë kaluar më shumë se 10 vite nga nisja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dialogë ky i cili ende qëndron pezull mbi supat e Shtetit të Kosovës i cili vazhdimisht   po sfidohet  nga Serbia. Mjerisht politika Kosovare qe nga paslufta ishte jo konsistente e pa përgatitur, pa strategji dhe pa përfaqësim adekuat diplomatik. Këtë me mençuri dhe me diplomaci perfide e shfrytëzoi Serbia duke e konsoliduar politikën e saj karshi Kosovës me shpifje dhe insinuata destruktive.

Tani këto ditë kur po pritet të fillojnë bisedimet në Bruksel ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Aleksandër Vuqiqit klasa politike në Kosovë vazhdon të sillet me pa përgjegjësi karshi këtij problemi nacional. Opozita e cila është përgjegjëse për nënshkrimin e marrëveshjes për formimin e asociacionit të Komunave Serbe të Kosovës dhe për pranimin e fusnotës në dëme të Kosovës, tani pa asnjë turp po e kritikon Qeverinë aktuale se kinse po i shkel parimet rreth dialogut me Serbinë.

Vizita e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca në Republikën e Shqipërisë e cila u realizua këto ditë kishte si mesazh përafrimin dhe harmonizimin e qëndrimeve të dy shteteve rreth dialogut me serbin duke i përkufizuar vijat e kuqe të cilat kanë të bëjnë me Sovranitetin e Shtetit të Kosovës në kufijtë ekzistues në bazë të Kushtetutës si akti më i lartë politik dhe juridik i shtetit sovran. Mjerisht kur pritet të fillojnë bisedimet me Serbinë përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë shpeshherë nga distanca dalin me deklarata kontraverze të cilat manifestohen në kohë dhe momente më të rënda politike për stabilitetin e rajonit.

Raportet ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës nuk janë në nivelin e duhur mu për shkak të  pikëpamjeve të kundërta rreth çështjes të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu ka fërkime dhe ftohje të marrëdhënieve ndërmjet Albin Kurtit dhe Edi Ramës mu për shkak të ndërhyrjes prapashpine të Edi Ramës në politikën e brendshme të Kosovës, duke i trashur raportet dhe miqësinë me Aleksandër Vuqiqin. Edi Rama duke u munduar të shndërrohet në lider të Shqiptarëve gjithandej ku jetojnë ka përqa unitetin e politikës Shqiptare duke krijuar konfuzion dhe pa qarësi rreth bisedimeve të Kosovës me serbin duke i kaluar vijat e kuqe drejtë këmbimit të territoreve. Rrethanat politike aktuale në Ballkan, Evropë dhe më gjer e imponojnë sjelljen dhe përgjegjësinë e të gjitha institucioneve të Shtetit të Kosovës dhe të Republikës të Shqipërisë që ti përafrojnë qëndrimet dhe ti harmonizojnë kërkesat dhe të flasin me një zë para serbisë dhe para faktorëve ndërkombëtar.

Përqarjet dhe inatet gjatë historisë popullin Shqiptarë e kanë dëmtuar duke i nda Shqiptaret në 5 Shtete të Ballkanit. Kjo histori është e dhimbshme dhe pasojat e saj po i bartin gjeneratë pas gjenerate e nuk u dihet fundit. Prandaj plani i Atisarit është kompromisi i fundit të cilën Shqiptaret e pranuan më shumë për hir të raporteve miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Shtetet tjera të cilat e përkrahën lirin dhe Pavarësinë e Kosovës. Mospërfshirja e opozitës në bisedimet e ardhshme me serbin është veprim skandaloz dhe i pa falshëm të cilin do ta dënojnë qytetaret e Kosovës me votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale apo edhe ato nacionale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".