Serbia duhet të përgjigjet penalisht !

Serbia duhet të përgjigjet penalisht !
Serbia duhet të përgjigjet penalisht !

Muhamet Kelmendi

  • 09 June 2021 - 16:48

Shkruan: Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

Takimi është i përgatitur nga ana e BE-së dhe të SHBA-së. Natyrisht se ky takim nuk hynë në takimin e parë që bëhet midis Kosovës dhe shtetit serb. Në takim do të kemi vazhdimësi të dialogut të mbetur më herët. Të dy palët do të shkojnë me tema të ndryshme. Ndërsa, tema kryesore, e filluar dhe e vendosur me marrëveshjet e hershme, është Asociacioni serb në Kosovë. Dhe, mu kjo e obligon z.  Kurti të dali në temat esenciale të Kosovës.

Serbët nuk janë duke u zhdukur në Kosovë. Ata i kanë të drejtat plus me të theksuara dhe më të privilegjuara në botë. Këtu kërkohet që të kërkohet Asociacion për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Baze e saj eshte padrejtësitë qe po bëhen mbi shqiptaret ne Presheve, ne Bujanovce dhe ne Medvegjen e asimiluar. E tere kjo teme duhet te shtrohet ne baze te parimit te reciprocitet. Por, këtu ne takim nuk duhet lënë pa shkuar nga temat tjera.

Ato jane:

1. Gjetja e te zhdukurve tash e 21 vjet me pare nga Qeveria serbe.

2 . Demet materiale dhe morale, perkatesisht reperacionet nga lufta.

3. Pergjegjesine penale te shtetit serb per gjenocidin e bere. 4. Rikthimin e mjeteve te vjedhura financiare etj. Ka shume tema qe duhet te vehen ne tavoline nga ana e z. Kurti. Bashkimi Evropian i ka temat e përcaktuara me herët. Natyrisht se prinë Asociacioni serb, pasatja çështja e marrëveshjeve te përfunduar, gjetja e te zhdukurave etj. I theksova dhe Kosova pret nga z.Kurti te merret me temat qe e mbulojnë rende Kosovën. Vendi i ynë i ka mbi 20 mije femra te përdhunuara nga kriminelet e kalibrit te Vucicit dhe te Dacicit serbe. Ky eshte një krim i larte dhe qe tërheqë përgjegjësi te larte penale. Jane gjithashtu mbi 1 milion shqiptare te dëbuar me dhune e terror e vitet 1998/99 nga shteti serb etj. Keto jane tema qe e mundojne ashper Kosoven. Por keto nuk po shtrohen ne tavoline per diskutim. Megjithate, nuk duhet te ecet ne temen e Asociacionit apo me temat tjera jo relevante, pa temat qe e sherojne Kosoven ne kuader te gjenocidin qe e ka bere Serbia. Evropes dhe Kosoves i duhet nje pergjegjesi penale nga Serbia. Ketu nuk ka pardon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".