Trafiku i vdekjeve nëpër rrugët e Kosovës

Trafiku i vdekjeve nëpër rrugët e Kosovës
Trafiku i vdekjeve nëpër rrugët e Kosovës

Ismail Muçiqi

  • 10 June 2021 - 09:24

Shkruan:Ismail Muciqi

Siguria nëpër rrugët e Kosovës është bërë lajmë i kronikave të zeza të cilat po ndodhin për çdo ditë në të gjitha anët e Republikës. Rasti i fundit i cili i shokojë qytetaret gjithandej ku humbën jetën katër anëtar të familjes të cilët sipas të gjitha gjasave ishin të pa fajshëm por pësuan nga ngasi i automjetit i cili duke i mos respektuar rregullat në komunikacion shkaktojë katastrofë familjare.

Këso rastesh po ndodhin po thuajse çdo ditë nëpër rrugët e Kosovës të cilat janë shndërruar në varre të qytetareve të pafajshëm. Këto po ndodhin për shkak të shumë faktorëve dhe shkaqeve të cilat u krijuan vite me radhë nga institucionet e pa përgjegjshme të cilat lëshojnë patentë të shofereve shkel e shko. Pas lufte në Kosovë u licencua me qindra Autoshkolla pa kritere të cilat i përcakton ligji për aftësimin, edukimin dhe trajnimin e kandidatëve për shofer.

Disa here në kuadër të Ministrisë të Transportit shpërthyen afera të ndryshme korruptive në drejtim të disa Autoshkollave dhe komisioneve të cilat janë përgjegjëse për respektimin e ligjit për dhënien e lejes për shofer dhe për sigurinë në komunikacion. Qeveritë e kaluara u morën pak ose fare për rregullimin e gjendjes dhe sigurinë në komunikacion.

U ndërtuan me qindra kilometra rrugë nëpër Komunat e ndryshme të Kosovës të cilat kanë mbetur pa sinjalizime dhe shenja përkatëse të cilat janë të domosdoshme në të gjitha rrugët e asfaltuara rajonale lokale, magjistrale dhe në atë të autostradës. Sot nëse bëhet ndonjë analizë apo ekspertizë jam i bindur se 50% të atyre të ngazve të automjeteve nuk kanë njohuri elementare për dalje në komunikacion.

Autoshkollat tona të cilat kanë lindur si kërpudhat pas shiut kanë pasur dhe kanë interesin e tyre financiar e jo aftësimin e kandidatëve për shofer. Mjerisht kjo gjendje po shifet për çdo ditë nëpër rrugët tona ku po humbin jetë njerëzit e pa fajshëm nga adoleshentët të cilët e kanë marr timonin dhe po bëjnë gërdi. Janë të shpeshta rastet kur ngasit e veturave konsumojnë alkohol por nuk përjashtohet edhe përdorimi i drogës dhe substancave tjera narkotike.

Sot i madh e i vogël pothuajse çdo qytetare apo çdo anëtar i familjes ka ose pretendon të ketë veturë personale. Kjo dukuri po vazhdon përmes importimit të automjeteve te vjetruara të cilat vendet e perëndimit i kanë larguar nga komunikacioni. Prandaj është koha e fundit që Qeveria, institucionet e shtetit dhe mekanizmat tjerë të mirën me këtë fenomen për ta parandaluar rrezikun permanent nëpër rrugët tona. Përgjegjësia i takon edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme përkatësisht departamentit për zbatimin e ligjit për siguri në komunikacion.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".