Liturgjia provokative në kishën ilegale serbe pa dijeninë e AKI-së, ky është kulmi i dështimit të institucioneve të sigurisë

Liturgjia provokative në kishën ilegale serbe pa dijeninë e AKI-së, ky është kulmi i dështimit të institucioneve të sigurisë

Hajrullah Tërnava

  • 13 June 2021 - 08:48

Shkruan:ANALISTI: Hajrullah Tërnava


Liturgjia serbe e mbajtur në kishën ortodokse në qendrën studentore, që për ne shqiptarët është një objekt irritues, simbol i nacionalizmit serb të politikës së Millosheviqit gjenocidial, dhe si e tillë është e ndërtuar në kohën sa ishte në pushtet Millosheviqi, edhe nga atëherë e deri më sot ajo është ndërtuar pa leje të organeve kompetente, mu në qendrën e qytetit e sidomos në pjesën  universitare studentore!

Kur është ndërtuar kjo kishë, e ka pasur qëllimin irritues dhe nxitës të urrejtjes në ato kohërat e nacionalizmit serb, prandaj për këtë kishë lirisht mundë të thuhet se është kishë provokuese shoveniste Serbe qysh nga ato kohëra. Prandaj edhe tani shtrohet pyetja për këtë kishë, pse nuk është gjendur mënyra ligjore e shkatërrimit të sajë deri me tani ? Në mënyrën se si është mbajtur kjo liturgji, pa u lajmëruar  apo marrë leje nga institucionet e shtetit të Kosovës, është për tu habitur, prandaj me këtë dëshmohet mos  funksionimi i shtetit të Kosovës, sepse me u mbajt kjo liturgji pa e ditur askush, bëhet pyetje se  çfarë  pune dhe detyra kryen shërbimi sekret AKI, shërbimi policor, qendra studentore me aq numër të madhe të studentëve të pranishëm. Institucionet e Kosovës në përgjithësi mundë të thuhet se u gjetën në befasi  me  meshën e organizuar në atë kishë, prandaj nga kjo del se të gjitha institucionet u gjetën krejtësisht të përgjumura, e sidomos organet e sigurisë.
 Mbajtja ilegale e liturgjisë fetare ortodokse në Kishën në qendër të Prishtinës, në kampusin universitar, padyshim se  është përpjekja më e rëndë e Shërbimeve Sekrete serbë – UDB e BIA, për ta provokuar një acarim të ri  të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, pikërisht në prag të pritjes për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve javën që vjen. Dhe me këtë edhe faktori ndërkombëtar tani e ka të qartë shtetësinë e bresht të Kosovës. Kisha Ortodokse serbe e mbajti liturgjinë në Kishën Ortodokse politike të ndërtuar në hapësirën e UP, “Hasan Prishtina” në Prishtinë, kishë kjo e mbetur akoma jo funksional dhe e pa përfunduar, pasi që ishte filluar së ndërtuari në kohën e okupimit serb dhe uzurpimit të dhunshëm të hapësirës universitare nga regjimi serb dhe në bazë te ligjeve diskriminuese. Përball këtij provokimi shovenist të kishës shovinistë Serbe, në këtë situatë  lirisht mundë të themi se dështoi shteti, dështuan studentët, dështuam ne si shoqëri, dështuan institucionet e shtetit, prandaj shtrohet pyetja pse gjithë kjo heshtje sikur nuk ka ndodhur asgjë.
 Ky dështim flet për nevojën e madhe që kemi për edukim në ringjalljen e frymës kombëtarë. Qeveritarët duhen ta marrin këtë çështje si tepër shqetësuese, dhe të ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj përgjegjësve të institucioneve që kanë përgjegjësi për këto lëshime, që në të ardhmen  t’iu shërbeje si argument se kush nuk i kryen detyrat konfrom ligjit gjithsesi se duhet të dënohet. Në këtë rast kemi të  bëjmë me situatën skandaloze të dështimit të zbatimit të ligjit dhe  ballafaqimit për  shkelje ligjore,  e sidomos ndaj armikut tonë të përbetuar, nga i cili ende nuk na u kanë mbyllur plagët e shkaktuara nga ta.
  
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".