Ish-agjenti i SHIK-ut ka pyetje të rëndë për Hashim Thaçin: Ku i keni zhdukur kufomat e Behajdin Allaqit e Shaban Shales...?

Ish-agjenti i SHIK-ut ka pyetje të rëndë për Hashim Thaçin: Ku i keni zhdukur kufomat e Behajdin Allaqit e Shaban Shales...?
Ish-agjenti i SHIK-ut ka pyetje të rëndë për Hashim Thaçin: Ku i keni zhdukur kufomat e Behajdin Allaqit e Shaban Shales...?

Naim Miftari

  • 14 June 2021 - 10:38

Shkruan: Naim Miftari

Hashim cili jeni i UDB-es ?

Hashim Thaçi bonu burrë njëherë në jetën tuaj (s’je kanë kurrë) e tregona ku është kufoma e Bahajdin Allaqit dhe Shaban Shales.

Ti Hashim, dëshmorin e nacionalistin e LPK Behajdin Allaqin e keni shpall hero edhe pse nuk ka kufomë, edhe pse Behajdini me veprat e veta ka qenë hero.

Por ju tregona ku është kufoma e tij, apo na tregona a ishte edhe ky si krejt konkurrentet e juaj në (LPK_UÇK) a ishte edhe ky  (Behajdini) i UDB-së, dhe e meritonte të vritej (me TT) si tradhtar.

Bajhadini dëshmor dhe Hero, dhe ti hero e patriot, Hashim nuk shkon, cili jeni dorë e tejzgjatur e UDB-së ju apo ishin kundërshtarët dhe konkurrentët tuaj të vrarë shumica!

Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani ish _president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar në fshatin Drenovc mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit. 

Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosua, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".