Arsimin kosovar, s’mund ta shpëtoj politika nga degjenerimi, po vetëm ekspertët

Arsimin kosovar, s’mund ta shpëtoj politika nga degjenerimi, po vetëm ekspertët
Arsimin kosovar, s’mund ta shpëtoj politika nga degjenerimi, po vetëm ekspertët

Fadil Maloku

  • 14 June 2021 - 11:16

Shkruan: Fadil Maloku- Sociolog

Përvojat botërore kanë dëshmuar që Universiteti dhe shkenca janë themelet e çdo shteti dhe shoqërie në botën bashkëkohore. Këto përvoja gjithashtu na tregojnë se vendet dhe shtetet që nga buxhetet e tyre nacionale kanë ndarë më shumë për arsimimin dhe edukimin brezave të rinj, kanë arritur të kooptohen shumë më lehtë në rrjedhat globale ekonomike, sociale, politike, etj.

Strategjia e investimit në dijen shkencore, pra në gjeneratat e reja siç jemi një shoqëri me përplot elan dhe para dispozitën e moshës, së bashku me aftësinë akomoduese për t’i absorbuar të arriturat shkencore të tjerëve, na bënë që të përgatitemi dhe të bëjmë plane afatgjata për këtë sferë tejet të rëndësishme shoqërore. 

Mirëpo, skanimi paraprak i gjendjes, planet afatgjata të daljes nga kriza evidente, pastaj, ndërtimi i platformave tē kohës, përgatitja e kuadrove kompetente inovative, afirmimi i prirjeve shkencore, konstituimi i grupeve investiguese, si edhe vendimmarrjet aktive të grupeve të ekspertëve përkatës, ashtu siq kanë vepruar kombet dhe shtetet e qytetëruara (gjermanët, suedezët, finlandezët,etj.) nuk mund të ndodhin në praktikë pa një pragmatizëm dhe vullnetmirë të politikës!  

Por, politikës nuk i mjafton vetëm vullneti i mirë dhe dëshira për reforma të thella! Sepse, yryshi i militantëve partiak dhe atyre klanor, e pamundëson këtë synim fisnik dhe dobiprurës për shtetin dhe kombin. Zgjidhja është te komuniteti i ekspertëve përkatës, tē cilët janë të privuar nga folklorizmi partiak dhe nga; sindromi i përkatësisë; sociale, ekonomike, e në veçanti ai ideologjik e partiake!

Pra, vetëm ata, mund ta shpëtojnë arsimin kosovar, nga kthetrat e ish interesave të mykura biznisore partiake. Ndryshe, si komb me një dinamikë, ende të gjallë demografike e gjeografike, kemi shumë pak kohë për të bē ndryshimet e duhura në këtë sferë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".