Të largohet nga tavolina e bisedimeve me Serbinë tema e Asociacionit

Të largohet nga tavolina e bisedimeve me Serbinë tema e Asociacionit
Të largohet nga tavolina e bisedimeve me Serbinë tema e Asociacionit

Dardan Grapci

  • 14 June 2021 - 17:56

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci  

Kosova duhet ta kundërshton fuqishëm dhe të mos e pranon krijimin e Asociacionit me shumice Serbe sepse kjo lloj krijese “autonome”  është dizajnuar nga Serbia në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse dhe me ndihmën e dy shërbimeve sekrete siç  janë ajo e BIA-s dhe FSB-s (ish-KGB-ja) Ruse për ta shkatërruar shtetin e Kosovës.

 

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka bërë një hap pozitiv duke kërkuar nga të gjitha partitë politike,  pozitë dhe opozitë,  që të dalin kundër modelit të  marrëveshjes me Serbinë  e cila mund ta çoj Kosovën në një pozitë shumë të vështirë, të  pahijshme, si dhe ku mundë të ndodhë që brenda territorit të Republikës së Kosovës të  fillon të ndërtohet një krijesë e re shtetërore  e Serbisë- Asociacioni, që me kalimin e kohës pastaj do të na  kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare që si monedhë zyrtare aty të përdoret DINARI serb, kurse  më pas do të lëvizet edhe drejtë shkëputjes. Kosova duhet ta kundërshton fuqishëm dhe të mos e pranon krijimin e Asociacionit me shumice Serbe sepse kjo lloj krijese “autonome”  është dizajnuar nga Serbia në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse dhe me ndihmën e dy shërbimeve sekrete siç  janë ajo e BIA-s dhe FSB-s (ish-KGB-ja) Ruse për ta shkatërruar shtetin e Kosovës. Për këtë arsye të gjithë deputetët në Kuvend, pa dallim partiak, dhe  çdo politikan me ndikim, si dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të dalin kundër dhe njëzëri të kërkojnë BE-ja që kjo  formë e marrëveshjes që po diskutohet, me këtë zgjidhje,  të largohet nga tavolina, sepse nëse votohet, atëherë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë do të rriten edhe me shumë, ku mundë të na dërgoj edhe njëherë në luftë dhe një rrugë pa kthim siç është vrasja masive dhe djegia e njerëzve nëpër rrugët e Kosovës. Mendoj që nëse   politika kosovare ka qasje serioze për ta kundërshtuar këtë opsion të rrezikshëm, e vetmja  forcë që mundë ta kemi në mbështetje  dhe ta  parandalojmë këtë plan dashakeq të Serbisë dhe Rusisë, është SHBA-ja  me Presidentin Joe Biden. Amerika urgjentisht duhet të ndërhyj në këtë çështje, nëse dëshirojmë që mos të përsëritet lufta e vitit 1998-99.

 

Bashkimi Evropian duhet ta kuptoj që Kosova nuk është Bosnjë e Hercegovinë, duhet ta kuptojnë që ne qytetarët e Kosovës ku mbi 80%  flasin shqip,  nuk mundë të pranojmë copëzime të tilla sepse Kosova nuk është enklavë i një shteti kriminel siç është Serbia, përkundrazi serbët e Kosovës  që janë pakicë. Serbët ose duhet të integrohen pa kushte në realitetin e ri të shtetit të Kosovës me ato të drejta që jua ka garantuar kushtetuta, ose nëse kanë atdhe tjetër rezervë le të përzgjedhin dhe le të shkojnë për të jetuar atje ku e gjejnë më së miri. Këtë të drejtë nuk mundet dhe nuk guxon të jua mohon askush. Ndryshe me krijimin eventual të  Asociacionit me shumicë serbe, do të mundë të dalin grupe Kosovare  që do ta kundërshtojnë atë edhe me forcë dhe kështu mundë të tensionohet me rrezik të madh situata e sigurisë në Kosovë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".