Kundër anti-Bashëve në Partinë Demokratike të Shqipërisë

Kundër anti-Bashëve në Partinë Demokratike të Shqipërisë
Kundër anti-Bashëve në Partinë Demokratike të Shqipërisë

Skender Kapiti

  • 17 June 2021 - 09:10

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Jam kundër antiBashëve të cilët shohin e tërheqin prapa, dhe pro Bashës që ka vizion për ndryshimin, progresin, integrimin dhe për të ardhmen. Ashtu si dhe disa dështakë të tjerë, duke përfshirë edhe kandidatët që humbën përballë Bashës në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike me 13 Qershor 2021, po me të njëjtin avaz antiBasha vazhdon edhe një farë Arben Imami, ky mercenar,interesaxhi dhe hipokrit  i cili deklaroi se.

“Heqja e 30 mijë anëtarëve nga lista, që janë themeli i PD. Keta gjithë këto vite nuk bashkohen me politikat e Lulzim Bashës. Tani kjo pjesë edhe formalisht u përzu nga PD-ja. Sa shance ka PD të fitojë zgjedhjet e ardhshme, kur 25-30% e anëtarësisë që nga themeli i PD janë përzënë?”, tha Imami.

Kjo nuk është aspak e vërtetë, por një shpifje e trillim i ulët. Këta të ikurit nga PD-ja janë larguar për arsyen se përse Sali Berisha e riktheu Partinë Aleanca Demokratike, te riktheu ty Imami  dhe kalibrin tjetër të ishpatericës së Partisë Socialiste Neritan  Ceka, që u riktheu juve të cilët ishit edhe gjeneralët e kryengritjes rrënimtare të Shqipërisë të vitit 1997, dhe pse  Partia  Demokratike, të riktheu ty  e të bëri ministër duke të konvertuar nga ishministër i PS-së së Fatos Nanos në Ministër të PD-së.  Antarësia më besnike dhe të vërtetët e Partisë Demokratike u zhgënjyen edhe prej faktit tjetër, të asaj se Sali Berisha  në mandatin e dytë qeverisës të tij, ai bëri aleancën bashkëqeverisëse me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Ilir Metën kundër dhe pa pyetur vullnetin e PD-së, dhe duke bashkë e duke keqqeverisur me LSI-në, Berisha e mbrojti atë, korrupsionin dhe hajdutërinë e ministrave të LSI-së, pra duke tradhtuar elektoratin e djathtë e që e bëri  LSI-në dhe Ilir Metën faktor  e aktor politik në dëm të Partisë Demokratike.Dhe  prej korrupsionit dhe mbrojtjes së tij, si dhe të pengimit të demokracisë dhe të Drejtësisë  i erdhi Berishës shpallja “non grata” nga SHBA.

Të djathtët dhe elektorati i PD-së u zhgënjye shumë edhe për faktin se një ishkapter i kohës së regjimit komunist si Bujar Nishani, i cili ishte më indiferenti gjatë fushatës elektorakle të 25 Prillit 2021 por që tani ishte më aktivi e më agresivi kundër kandidaturës së Bashës, ky ishkapter  i përzgjerdhur nga  Berisha u be President Republike

Edha pas humbjes së tre kandidatëve të cilët kandiduan për kryetar të Partisë Demokratike ata vazhdojnë akoma të gërmojnë e të vjellin helm kundër Lulzim Bashës me lloj-lloj trillimesh e akuzash false.  

Por po u them atyre se me gjithë makinerinë shtetërore dhe  me blerjen e votës, pra me gjithë  batërdinë elektorale të Edi Ramës, dhe megjithë shpurën djallëzore të grupimeve e fraksioneve anti Basha në PD, Lulzimi Basha arriti që të marrë një rezultat të madh në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, krahasuar me atë humbje të thellë e dërrmuese të vitit 2013 kur PD u ndëshkua ashpër.

Sa djallëzorë e të paturp tregohen dhe deklarohen këta farë A.Imamët me kompani kundër Bashës. Nuk janë larguar demokratët nga Partia Demokratike prej Bashës, por përkundrazi prej Bashës ata janë rikthyer dhe tani do të rikthehet të gjithë  në Partinë Demokratike, ku ndër ta jam edhe unë dhe shumë të tjerë si unë, pasi me Bashën u hap dhe u demokratizua Partia, u ckap Partia Demokratike prej atyre të cilët i dëshironin mandatet e deputetit dhe postet e detyrat e larta politike e të pushtetit si prona të përjetshme.

Është kulmi i pafytyrësisë të deklarohesh  se  30% e antarëve të PD-së janë larguar nga partia. I themi këtij sharlatani se këta dhe  shumë të tjerë antarë të PD-së nuk janë larguar nga Partia Demokratike, por ata janë larguar nga Shqipëria jo prej Bashës por janë larguar nga Shqipëria ashtu sikurse që gjatë këtyre  8 viteve të keqqeverisjes së Edi Ramës janë larguar nga Shqipëria  mbi  400 mijë shqiptarë.

Ashtu sikurse u larguan dhe formuan reparte politike  në shërbim të Partisë Socialiste  mercenarët Patozi,Hajdari e Topalli, veproni edhe ju dhe largohuni nga PD-ja, ti Imami, Nishani , dhe ju   që jëni si kuaj troje në PD, sepse largimi i juaj nga PD-ja e shëndosh PD-në  dhe e lartëson  atë, dhe e rikthen atë fuqishëm në pushtet.

Basha tashmë e ka të qartë se besimi referendar që mori nga antarësia e PD-së,e cila e rizgjodhi atë si Kryetar të saj , këtë duhet ta lexojmë kështu: ky verdikt i dha atij mundësinë dhe besimin për një reformim të thellë të Partisë Demokratike kundër cdo tutele apo tentative e përpjekje të atyre prej të cilëve PD-ja e ka pësuar. Bashës iu besua, dhe te ai është shpresa se Partia Demokratike së shpejti do të rikthehet në pushtet. Me Bashën PD-ja do ta vertetojë se ajo është forca politike kombëtare më proamerikane dhe më besnike e SHBA-ve, dhe me PD-në në pushtet edhe do të përshpejtohet koha për antarësimin e Shqipërisë në BE. Me Bashën,  Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë strehë dhe as avokatia  politike për askënd që ka mbi supe akuza e e rekorde korrupsioni.

PD-ja nuk do jetë organizatë nepotikësh, familiarësh,   klanesh e grupesh interesash, por do të funksionojë si një organizatë politike gjithpërfshirëse e lirë, e hapur dhe e barabartë për gjithsejcilin për të zgjedhur dhe për të realizuar karrierën, konkurencën dhe talentin e tij intelektual, profesional dhe atë politik. Prandaj jam kundër antiBashëve, kundër pengesave dhe kunder bllokimit të demokracisë dhe të lirisë së brëndshme të Partisë Demokratike.

Suksese z. Basha!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".